Rexhepi: Asnjë deputet i “Tash është koha” nuk i bashkangjitet koalicionit qeverisës

0

Deputeti i Alternativës, Zejd Rexhepi për Zhurnal ka përgënjeshtruar zërat se deputetët e kësaj partie mund të iu bashkangjiten koalicionit qeverisës.

Ai thotë se deputetët e kësaj partie nuk janë në shitje dhe se qëllimi është që shqiptarëve të ua kthejnë shpresën e humbur dhe ky qëllim nuk do të shpërfillet.

“Asnje¨ subjekt politik ose deputet nga kolaicioni “Tash e¨shte¨ koha” nuk e¨shte¨ ne¨ shitje dhe as për ndryshim të ngjyrave politike, ngase edhe koalicioni, por edhe deputete¨t VULLNETARISHT jane¨ bashkuar rreth nje¨ qe¨llimi te¨ pe¨rbashke¨t e ai e¨shte¨ qe¨ bashkarisht shqiptare¨ve tua rikthejme¨ shprese¨n e humbur dhe deri tash nuk ka as edhe nje¨ arsye te¨ vetme qe¨ ky qe¨llim te¨ shpe¨rfillet.”, ka deklaruar për Zhurnal, deputeti i Alternativës, Zejd Rexhepi.

Ndryshe, zërat për bashkangjitje të mundshme të deputetëve të Alternativës në koalicionin qeverisës erdhën pasi kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se shumë shpejtë koalicioni qeverisës do të zgjerohet për tre deri më gjashtë deputetë.