Rexhepi, deputeti që çoi në Kushtetuese vendimin diskriminues ndaj diasporës dhe që arriti fitoren!

Picture of INA
INA

26/06/2025

Deputeti i koalicionit Fronti Evropian, Skender Rexhepi – Zejdi, ka shpallur një fitore të madhe për diasporën shqiptare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut që rrëzoi ndarjen e kontestuar të qytetarëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, të bërë nëpërmjet metodologjisë së regjistrimit të vitit 2021, përcjell INA.

Rexhepi, si nismëtar i kësaj iniciative të dorëzuar në Gjykatë, theksoi se ky vendim është një akt historik që rikthen dinjitetin e mërgatës shqiptare dhe e konsideroi si një betejë të fituar për unitetin kombëtar:

“Kjo është fitore e madhe për diasporën shqiptare! Gjykata rrëzoi ndarjen absurde dhe diskriminuese të qytetarëve. Ky vendim është i qartë: nuk do të lejohen më ndarje të tilla në të ardhmen!”

Ai shtoi se mërgata, që mban familjet, kontribuon në ekonomi dhe ruan lidhjet shpirtërore me atdheun, nuk mund të trajtohet më si qytetare e dorës së dytë:

“Ju që jetoni në mërgim, që kontribuoni dhe e doni këtë tokë më shumë se shumë nga ata që marrin vendime – sot keni fituar një betejë për dinjitetin tuaj! Askush më nuk ka të drejtë t’ju përjashtojë me mashtrime statistike!”

Në fund të deklaratës së tij, Rexhepi e përmbylli me një mesazh uniteti:

“Një komb – një popull – pa ndarje, pa kategorizime! Të bashkuar në të drejtat tona, qofshim brenda apo jashtë kufirit administrativ. E drejta e fituar sot është një precedent për çdo betejë që na pret nesër.”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas debatit të ashpër për vlefshmërinë e regjistrimit të popullsisë dhe përfshirjen e diasporës në politikat shtetërore dhe përfaqësimin zyrtar.(INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË