Rezultatet e konkursit të robotikës edukative 6-10 vjeç – FIRST LEGO League Explore

Për herë të parë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt konkursi për robotikë edukative, i dedikuar për fëmijë nga mosha 6 deri në 10 vjeç – FIRST LEGO League Explore (FLLE), për të cilin partner rajonal është “Akademia për Robotikë dhe Inovacion” nga Shkupi, kurse nikoqir ishte ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë,Tetovë.

Këtë sezon, sfida ishte “E ardhmja e Transportit” dhe ekipet konkurruese kryen me sukses projekte kërkimore, projektuan robotë për të kryer misione dhe u fokusuan në inxhinieri. ndërsa eksploronin problemet e botës reale, ata kaluan kohë të mrekullueshme duke studiuar dizajnin dhe programimin, duke krijuar zgjidhje unike dhe duke krijuar posterin e tyre.

Ekipet e shpërblyera në kategorinë “Vlerat themelore” ishin :

„Lego 6“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë, Tetovë. dhe „MDM“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Shkup
Ekipet e shpërblyera në kategorinë ” Modeli i ekipit ” ishin:

„NPA“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Shkup dhe „Wolves“ ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë, Tetovë.

Ekipi i shpërblyer në kategorinë “Programim” ishte:
„Mind Masters“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Shkup

Ekipet e shpërblyera në kategorinë “Poster i ekipit” ishin: „Bot Platinum“ ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë,Tetovë. dhe „The flying House“ ShMP “Jahja Kemal” – Bogovinë, Tetovë.

Ekipi fitues i çmimeve në kategorinë “Sfida e zgjidhjes” ishte „Techno Legends“ nga ShMP “Jahja Kemal” – Shkup

Fituesi i turneut ishte ekipi „Techno Legends“ nga ShMP “Jahja Kemal” – ShkupShkup