Rezultatet e obduksionit për vdekjen e Vedat Ademit janë gati, Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë

Picture of INA
INA

16/05/2025

Instituti i Mjekësisë Ligjore njoftoi për Portalb.mk se ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për 32 vjeçarin nga Kumanova Vedat Ademi. Gjetjet po shqyrtohet në korelacion me prova të tjera, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë Themelore Publike të Kumanovës gjetjet e autopsisë për pacientin e ndjerë Vedat Ademi. Gjetjet po shqyrtohet në korelacion, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik”, thuhet në njoftimin e Mjekësisë Ligjore.

Deri më 4 prill zëdhënësja e Prokurorisë, Biljana Arsovska njoftoi se kishin marrë vetëm raportin e komisionit të posaçëm të ngritur përmes Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, dhe jo atë të Mjeksësisë Ligjore.

Ajo pati thënë se të dyshuarit mund të akuzohen për njërën apo të dy veprat penale: “Mjekim i pandërgjegjshëm i të sëmurëve” dhe tjetra “Vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”.

Por, për të ngritur akuzën, prokuroria është në pritje të raportit të autopsisë.

Kujtojmë se 32-vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars. Ai paraprakisht kishte shkuar për kontroll pasi ishte ankuar për probleme me stomakun.

Portalb.mk bisedoi me Amet Ademin babain e 32-vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi dhe Sead Ademin vëllain e të ndjerit, ata thanë se i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajësojnë mjekun i cili ishte kujdestar, Zoran Gjeorgjievski.

Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski pranoi se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë.

Policia e konfirmoi rastin, dhe deklaroi se pas urdhrit të prokurorit, trupi i pajetë ishte dorëzuar për obduksion dhe ende priten rezultatet.

Më 19 mars Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoi drejtorin Stefan Trajanovski, në vend të tij u caktua Sasho Stoshevski.

Pas obduksionit pritet të qartësohet përgjegjësia e mjekut kujdestar.

TË FUNDIT

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

Presidentja Osmani: Në Kosovë prodhohen edhe anije, vetura luksoze – krenari “Made in Kosova”

Jo vetëm në kategorinë e saj – Distria i kalon të gjithë në botë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË