Rezultatet përfundimtare: Andzhej Duda i siguroi edhe pesë vite në funksionin president i Polonisë

0

Presidenti aktual, Andzhej Duda i siguroi
edhe pesë vite në funksion pasi mori mbështetjen e 51 për qind të
fletëvotimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në fundjavë,
kumtoi komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Këto janë rezultatet zyrtare
përfundimtare.
Konkurrenti, kryebashkiak liberal i Varshavës, Rafal Tërzhaskovski, i mori 49
për qind të votave.
Të dy kandidatët i siguruan më shumë se 10 milionë vota, që është rezultati i
parë i tillë në historinë e Polonisë demokratike. Jehona e votuesve ka arritur
në 68,2 për qind, që është më e larta për 25 vitet e kaluara.