Shkruan: Nehat Hyseni
Është shumë brengosës fakti se si po na përsëritet historia në një formë të keqe dhe makabre!
Pas rënies së Rankoviqit, në vitin 1966, si shef i UDB-së famëkeqe e antishqiptare deri në palcë, bashkëpunëtorët shqiptarë të tyre, për befasinë e të gjithëve, filluan të defilojnë me plisa, dmth për të demostruar se sa shqiptarë “të mëdhenjë” janë!
Kurse sot, “Lëvizja e Deçanit” dhe e dreqit e të birit, gjithashtu po vejnë plisa dhe kryqa, etj. për të kamufluar qëllimet e tyre antishqiptare dhe burimet sekrete e antishqiptare që i financojnë dhe paguajnë mirë, për të shkaktuar përçarje, rrëmujë e destabilitet në Kosovë fillimisht, e pastaj edhe tek shqiptarët e Maqedonisë Veriore, në Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi e kudo që janë.
Pasi që Serbia e humbi në mënyrë definitive dhe të pakthyeshme Kosovën nga bombardimet e NATO-s dhe luftës çlirimtare të shqiptarve në Kosovë, në vitin 1999, tani sa duket, po i financon ithëtarët e “kryqëzimit të shqiptarve” me para të majme, kurse më parë këtë punë e bënte me masakrimin monstruoz të shqiptarëve, duke i vrarë, përvëluar me valë, duke i persekutuar me mjete e metoda më barbare, madje edhe duke ua nxjerrur nga barku me bajoneta lehonave shqiptare (myslimane) fëmijtë nga barku, “për të mos lindur më turqë”, etj.
Tani, pra, Ri-krishterizimin, apo konvertimin e Myslimanë ë shqiptarë në të krishterë po e bënë me “metoda moderne”, me demek, duke “Ri-shqiptarizuar” shqiptarët! (Sic!!!)
Këtë Serbia dhe Rusia janë të vetëdijshëm se nuk mund ta bëjnë pa shqiptarët, sidomos duke e ditur dobësinë e tyre për para, ashtu siç po i manipulojnë serbët në veri të Kosovës në aksione terroriste si “Aksioni i Banjskës” më 24 shtator 2023 dhe aktivitetet e tjera kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe institucioneve demokratike të saj.