Ribashkimi si shoqe nuk zgjati shumë! Ola dhe Jasmina i japin fund miqësisë me njëra-tjetrën

Jasmina dhe Ola kanë qenë një nga dyshet më të diskutuara në “Për’puthen”. Ola u paraqit si armike e Jasminës në fillim të emisionit dhe zbuloi se ato kishin qenë shoqe e nuk flisnin më me njëra-tjetrën.

Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë.

Mirëpo videot dhe fotot e publikuara në media e rrjete sociale tregonin gjithmonë të kundërtën. Ato të dyja u panë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, gjë që tregonte se armiqësia mes tyre nuk ishte fare e vërtetë, por është bërë e gjitha për efekt të spektaklit.

Madje në përfundim të “Për’puthen”, kur Ola festoi dhe ditëlindje, Jasmina i bëri një surprizë shumë të veçantë. Ajo i kishte sjellë mikes së saj një tortë të personalizuar dhe festuan me gjithë konkurrentët e tjerë ditëlindjen.Mirëpo ky ribashkim mes mikeshave duket se nuk ka zgjatur shumë.

Ola dhe Jasmina siç duket nuk janë më shoqe dhe për këtë flet Instagrmi. Ato të dyja nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në këtë rrjet social, teksa vihet re se vazhdojnë të ndjekin pjesën më të madhe të ish-konkurrentëve të “Për’puthen”. Se çfarë mund të ketë ndodhur këtë herë mes dy mikeshave pritet ta mësojmë me kohën.