Aktori i njohur Richard Gere ka përdorur skenën e Goya Awards në Spanjë për të shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë fjalimit të tij, teksa pranoi një çmim nderi për arritjet në karrierë, ai e cilësoi Trumpin si një “bullizues dhe bandit”, duke marrë duartrokitje nga publiku.
“Ne jemi në një vend shumë të errët në Amerikë, ku kemi një bullizues dhe një bandit që është presidenti i Shteteve të Bashkuara,” tha Gere, duke e zgjeruar më tej shqetësimin e tij për rritjen e tribalizmit dhe ndarjeve në shoqëri.
Komentet e tij në ceremoni u pasuan nga një deklaratë të premten, ku ai kritikoi lidhjen e parasë me pushtetin në Amerikë, duke e quajtur atë një rrezik për të gjithë planetin.
“Klounët milionerë që rrethojnë Trumpin janë të papjekur dhe narcisistë, një përzierje vdekjeprurëse,” paralajmëroi aktori, duke u bërë thirrje njerëzve të jenë “vigjilentë” ndaj kësaj situate.
Fjalimi i Gere ka ngjallur reagime të shumta, duke marrë mbështetje nga një pjesë e publikut, por edhe kritika nga mbështetësit e Trumpit.