Rigjykim për të përfshirët në protestat në Tetovë, Prokuroria e pakënaqur me “dënimin me kusht”

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/01/2022

Gjykata e Apelit në Gostivar e ka pranuar ankesën e Prokurorisë së Tetovës për ta rishqyrtuar vendimin e Gjykatës së Tetovës për Blerim Ahmedin, i cili ishte organizator i protestës në Tetovë, pas djegies së spitalit modular në Tetovës, e cila pat dalë jashtë kontrollit, ku u lënduan pesë policë.

“Edhe pse të akuzuarit e pranuan fajin, gjykata e shkallës së parë me sanksionin e këtillë, të shqiptuar ndaj të njëjtit nuk e shqiptoi drejt sepse me shqiptimin e tillë të masës alternative-dënim me kusht nuk do të ketë ndikim të mjaftueshëm edukativ që në të ardhmen të akuzuarit mos të kryejnë vepra të këtilla apo të ngjashme”, njoftuan nga Gjykata e Apelit Gostivar.

Seanca për të akuzuarin Blerim Ahmedi do të mbahet më 1 mars, ndërsa ai akuzohet si udhëheqës i turmës. Gjykata Themelore e Tetovës e dënoi me kusht bashkë me katër të arrestuarit e tjerë. Avokati Besnik Asani thotë se klienti i tij nuk ka qenë udhëheqës i turmës, por vetëm organizator i protestës.

“Blerimi nuk ka pranuar asnjë faj, Blerimi është thjesht organizator i protestës, Blerimi ka pranuar vetëm një aspekt të vogël ku thotë se është përgjegjës për mos parandalimin apo ndalimin e ndonjë sulmi eventual që do të ndodhë gjatë protestës. Blerimi ka qenë përgjegjës vetëm këtë lloj assesi nuk ka qenë përgjegjës edhe nuk ka qenë assesi siç përmendet në aktakuzë si organizator i një turme dhe përgatit një sulm të parapërgatitur”, deklaroi Besnik Asani, avokat.

Avokati Asani thotë se shpreson që ky gjykim të mos ketë ndikim politik dhe rasti të gjykohet drejtë. Më 17 nëntor në Tetovë u protestua në kërkim të zbardhjes së tragjedisë për spitalin modular në qytet. Turma u pengua me kordon policor afër selisë së partisë BDI, për ku ishin nisur, moment edhe kur eskaloi protesta, ndërsa kishte edhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Për këtë
Gjykata Themelore e Tetovës 5 të arrestuarit i dënoi me kusht./TV21

TË FUNDIT

Dramë në Sarajevë: Policia federale tenton arrestimin e Dodikut, por u pengua me armë nga milicia e Republika Srpska-s

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË