Rihanna ka tërhequr kritika për një performancë të konsideruar “të tmerrshme” në një event karaoke në New York.
Krijuesja e hitit “Rude Boy”, 36 vjeçe, performoi disa nga këngët e saj më të njohura, si “Needed Me” dhe “Sex With Me”, por vokali i saj nuk u prit mirë nga fansat.
Shumë përdorues në rrjete sociale shprehën zhgënjimin e tyre, duke e krahasuar me një performancë të dështuar dhe duke e përshkruar si “të tmerrshme”, shkruan DailyMail.
“Macja ime mund të këndojë më mirë!”, shkroi një përdorues, ndërsa të tjerë komentuan se mikrofonin po e “vriste” performanca.
Rihanna, e cila ka munguar në skenë muzikore që nga albumi i saj i fundit ‘Anti’ në 2016, ka qenë e përfshirë në projekte të tjera, përfshirë markat e saj të kozmetikës dhe të brendshmeve, si dhe jetën e saj private me reperin ASAP Rocky dhe dy fëmijët e tyre.