Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, modelja e njohur ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët i kanë bërë pyetje të shumta dhe të ndryshme, ku nuk kanë munguar as komplimentet.
Një prej komenteve që u dërgua ishte në lidhje me statusin e saj, duke sugjeruar se ajo do të bëhej nuse në Kosovë.
“E di që do të jesh nuse në Kosovë, një zog i vogël po flet”, i ka shkruar një ndjekës.
Rikeë i përgjigjet duke i thënë se në fakt do të shkojë në Kosovë se do i martohet një shoqe.