Rikonstruimi i Qeverisë, vazhdon sot seanca parlamentare

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/02/2023

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot në mesditë vazhdon seanca për rikonstruimin e Qeverisë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje me fillimin e seancës tha se rikonstruimi i Qeverisë do të sjellë energji të re dhe do ti jap fund manipulimeve për zgjedhje të parakohshme, përcjell INA.

“Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme që do të mundësojë zhvillim dhe progres të shpejtë, që do të na mundësojë zhbllokimin e ligjeve të rëndësishme për qytetarët pa pasur nevojë të presim që opozita të vendosë nëse qytetarët dhe e ardhmja e tyre janë më të rëndësishme se interesat e tyre ditore politike. Sot po flasim për bashkim në çështjen evropiane, ku VMRO-DPMNE përgjithmonë mbetet e izoluar dhe kundër interesave shtetërore”, tha kryeministri Kovaçevski, duke vlerësuar punën edhe të ministrave të Alternativës, e cila u largua nga Qeveria dhe në vend të saj hyri ASH me 8 deputetë, duke e rritur shumicën parlamentare.

Deputeti Aleksandar Nikollovski nga VMRO DPMNE ,  fjalimin e kryeministrit para deputetëve e quajti “të zbehtë me shumë pallavra dhe gjëra  me  fjalive politike që përsëriten shpesh në skenën politike dhe janë pa përmbajtje”.

“Aleanca vendosi të hyjë dhe kështu t’ia zgjasë jetën ndoshta qeverisë më të dobët që ka parë ndonjëherë Maqedonia, një qeverie me legjitimitetin më të dobët në mesin e qytetarëve, veçanërisht në mesin e popullit maqedonas. Nëse nuk e dini se si duket korrupsioni politik dhe prostitucioni, këtu është prostitucioni dhe korrupsioni i qartë politik që po ndodh sot në Maqedoni, sepse zgjedhjet në Maqedoni po e humbin kuptimin e tyre”, tha Nikolloski.

Gjatë kësaj seance fillimisht propozohet shkarkimi i ministrave të Shëndetësisë Bekim Sali, ministrit për shoqëri informative dhe administratë Admirim Aliti dhe ministrit pa portofol përgjegjës për diasporën Xhemail Çupi, si dhe zv/ministrit për Bujqësi Abdulshukur Abedini dhe ate për Arsim dhe Shkencë, Lulzim Aliu.  Të gjithë këta janë kuadro të Alternativës.  Po ashtu do të shkarkohet edhe  zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, i cili është pjesë e “grupit të zjarrit” në BDI.

Më herët, Kuvendi konstatoi dorëheqjet e dorëzuara nga ministrat e Drejtësisë Nikola Tupanceski (LSDM) dhe të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini (BDI), si dhe të zëvendësministrave të Drejtësisë Agim Nuhiu (BDI) dhe të Shëndetësisë Vladimir Rendevski ( LSDM). Ndërkohë pjesë e Qeverisë do bëhet Aleanca për Shqiptarët e cila do të ketë ministrinë e drejtësisë, ministrinë e shëndetësisë, ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë, por edhe zv/ministrat e bujqësisë dhe punës dhe politikës sociale. (INA)

 

 

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ