Rikthehet Muriqi, Fenerbahçe sërisht fiton

0

Vedat Muriqi nuk mund të qëndrojë larg zakonit të tij….të shënuarit gola. Sulmuesi duket se ka hedhur pas krahëve përfundimisht dëmtimin dhe tashmë është rikthyer protagonist me Fenerbahçen. 25-vjeçari ishte autori i golit të tretë në suksesin 4-0 të skuadrës së tij në raundin e 1/16 në Kupën e Turqisë, përballë Instabulsporit. Muriqi e nisi ndeshjen nga fillimi, ndërsa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71, teksa në zonë nuk fali dhe me një goditje diagonale e depozitoi sferën në fundin e rrjetës. Ky ishte goli i tetë sezonal me ngjyrat e Fenerbahçes teksa shtatë i ka realizuar në kampionat, aty ku i duhet të udhëheqë skuadrën drejt vendeve të larta të renditjes. Sakaq, Muriqi ishte autor edhe i një asisti në këtë ndeshje. Futbollisti rrëmbeu një top në minutën e 16 ndërsa edhe pse kishte mundësinë për të realizuar, preferoi të pasimin duke i dhuruar një gol të thjeshtë shokut të skuadrës.