Rikthehet projekti i Superligës europiane

Barcelona, Juventus and Real Madrid janë zotuar se do të vazhdojnë me planin për krijimin e Superligës Evropiane, pasi fituan një betejë të rëndësishme gjyqësore kundër UEFA-s.

Një gjykatë në Madrid vendosi që procedimi disiplinor i institucionit numër një të futbollit europian kundër 12 klubeve themeluese të kompeticionit më të ri duhet që të hiqet, ndërsa rasti tani do të shqyrtohet nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg.

Më 18 Prill, 12 klube të njohura të Evropës lajmëruan se kishin rëndë dakord për krijimin e Superligës Europiane, por kompeticioni u shkërmoq vetëm 72 orë më pas.

Kjo sepse pati protesta tifozësh, kundërshti nga UEFA, FIFA dhe kampionatet e shteteve respektive.

Të nënta klubet, United, City, Chelsea, Liverpool, Tottenham, Arsenal, Atletico Madrid, Inter dhe Milan iu gjobitën me 8.5 milionë euro secila nga UEFA dhe 5% të shpërblimit që do të merrnin.

Në një komunikatë të përbashkët, të tria klubet shpallën qëndrimin se do të vazhdojnë të zhvillojnë projektin e Superligës Europiane në mënyrë konstruktive dhe bashkëpunuese.

Sipas tyre, institucioni numër 1 i futbollit europian është në një pozicion monopolistik.

Klan News