Rikthehet qasja e plotë në postimet e Twitter-it

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/03/2023

Platforma Twitter ka rikthyer qasjen e plotë në postimet e saj, pasi për një kohë gjatë 6 marsit, përdoruesit nuk mundën të shfletonin informacione të faqeve të tjera të internetit ose të shohin fotografi.

Përdoruesit që klikonin mbi vegëza (links) iu shfaq një mesazh, që tregonte se Twitter kishte probleme me API, apo sistemin që ky rrjet social përdor për të komunikuar me shërbime të tjera. Pra, vegëzat e shpërndara nga përdoruesit nuk mund të shikoheshin.

Tweetdeck, shërbimi i Twitter-it që përdoret për të postuar në këtë rrjet social, po ashtu u përballë me të njëjtin problem.

Twitter ndoshta e ka shkaktuar vetë këtë problem, pasi javëve të fundit ka bërë ndryshime të mëdha në sistemet e tij.

Twitter në javët e fundit ka bërë ndryshime në API, me qëllim që të krijojë më shumë të ardhura. Së fundmi, kompania njoftoi se do të hiqte dorë në masë të madhe nga ofrimi falas i shërbimeve.

Kompania më herët kishte thënë se me “entuziazëm të madh po presim ndryshimet në Twitter API”. Ky njoftim u bë më 13 shkurt, duke thënë se ndryshimet do të bëhen shumë shpejt. Por, më pas Twitter tha se përditësimet në sistem do të shtyhen. /REL/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian godasin grupin famëkeq të krimit kibernetik

openAI

Mediat po paditin OpenAl dhe Microsoft

viber

Viber prezanton funksionin e ri

maserati

Modeli i ri nga Maserati do të dalë në shitje këtë verë

bitcoin

Bitcoini rritet me 40 për qind në vitin 2024

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

IBM: Europa është më e goditura nga sulmet kibernetike në 2023

iphone- telefon mobil

Pse duhet t’i ndalni telefonat apo të aktivizoni ‘airplane mode’ në aeroplan

yahoo-aol

“Bie” Yahoo Mail, miliona përdorues nga e mbarë bota nuk po mund të qasen në aplikacion

iphone- telefon mobil

5 vendet në shtëpi ku interneti është i ngadaltë

INFO

NA NDIQ