Rikthimi i shtrembëruesit të historisë dhe hajnit të artefakteve

Picture of Ina Online
Ina Online

12/11/2024

Shkruan: Fejzi Hajdari

Në Koroshishtë të Strugës, në dy nekropole (varreza), janë gjetur mbi 100 artefakte arkeologjike. Gjegjësisht, helmetë bronzi, unaza ari, enë të ndryshme dhe fletë metalike ari nga shekulli VI p.e.s., që i përkasin fisit ilir të enkelejdëve.

Sa herë gjenden kësi artefaktesh me vlera të çmuara, në Maqedoninë e Veriut dalin në skenë shtrembëruesit e historisë që punuan dhe punojnë për qëllime politike.

Janë të arsyeshme dyshimet e shqiptarëve për manipulime me gjetjet arkeologjike, sepse kanë ndodhur edhe më parë.

Si mund Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore mos ketë dijeni për gërmimet arkeologjike që bëhen në Strugë? Dhe derisa ky institucion nuk di se çfarë bëhet, ministri i Kulturës dhe i Turizmit, Zoran Lutkovi, drejtuesit e Muzeut Arkeologjik të Shkupit dhe Muzeut të Ohrit, pretendojnë se bëhet fjalë “për nekropole të periudhës arkaike”.

Sa herë zbulohen artefakte të rëndësishme, që lidhen me trashëgiminë ilire, në skenë shfaqet hajni i artefakteve, Pasko Kuzmani. Ky mashtrues njihet edhe si ithtar i shtrembërimit historik për kinse “vazhdimësinë historike” midis maqedonasve të lashtë dhe maqedonasve modernë.

Në vitin 2014, Kuzmani u dënua nga Gjykata Penale në Shkup me tre vjet burg për gërmim dhe shitje ilegale të objekteve arkeologjike. Pra, për hajni artefaktesh. Përse u shfaq ai në vendin e gërmimeve? Cilët janë synimet e këtij mashtruesi dhe të dënuari për vjedhje që u fotografua edhe me ministrin e Kulturës dhe të Turizmit?

Në të kaluarën artefaktet e gjetura, që lidhen me trashëgiminë ilire, ose kanë humbur, ose kanë përfunduar në Beograd apo gjetkë.
Arkeologët maqedonas mund të pranojnë gjithçka, por kurrë nuk e pranojnë atë që nuk e pranon Serbia. Ata tmerrohen nga shqiptarët dhe trashëgimia e tyre.

Ata fshehin shumëçka për interesa të Serbisë. Këtë e tha edhe ish-kryeministri Lubço Georgievski. Sipas tij, askush nuk flet se në afërsi të Manastirit është zbuluar vendbanimi më i vjetër në Evropë.

Më i vjetër se në Lepenski Vir të Serbisë. Kjo, sipas tij, ndodh “që të mos u mbajmë mëri serbëve” dhe “është shembull se si shtet jemi nën kontrollin e huaj”.

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË