Rikthimi i të rinjve në fshat me mbështetje konkrete deri 100 mijë euro, Venera Azizi prezanton planin e qeverisë

Picture of Ina Online
Ina Online

31/05/2025

Qeveria ka propozuar një zgjidhje ligjore përmes Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, që synon të nxisë të rinjtë të jetojnë dhe të zhvillojnë aktivitete ekonomike në zonat rurale të vendit. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë, Venera Azizi, në një intervistë për televizionin T7, ku ka theksuar se draft-ligji tashmë ndodhet në “ENER” portalin zyrtar për publikim të projektligjeve me qëllim të debatit publik.

Ligji parasheh masa konkrete për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe asaj kombëtare, me fokus të veçantë në fshatrat me popullatë të vogël. Një nga pikat kyçe të draftit është neni 138, që ofron mundësi të reja për çiftet e reja nën moshën 40 vjeç që do të mund të marrin ndihmë deri 100 mijë euro nga shteti.

Sipas Azizi, çiftet që zgjedhin të jetojnë në fshat për një periudhë të paktën 10-vjeçare, do të kenë mundësi të përfitojnë nga një sërë lehtësish: blerje toke bujqësore, makineri bujqësore dhe mbështetje për fillimin e bizneseve të tyre.

“Unë e shoh këtë si një alternativë shumë më të mirë sesa emigrimi. Nëse shteti u krijon kushte, më mirë është të jetojnë 10 vite në fshat me ndihmën e qeverisë, sesa të marrin rrugën e mërgimit”, tha Azizi.

Përveç të rinjve, ligji përfshin edhe kategori të tjera të popullsisë, përfshirë gratë që dëshirojnë të merren me bujqësi. Edhe ato do të përfitojnë mbështetje për të nisur ose për të zgjeruar aktivitetet e tyre bujqësore.
Ky plan shihet si një përpjekje konkrete për të ndalur braktisjen e fshatrave dhe për të rikthyer gjallërinë në zonat rurale, duke u ofruar të rinjve një perspektivë të qëndrueshme dhe të ndihmuar nga shteti brenda vendit të tyre.

TË FUNDIT

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

Mali i Zi përgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola

Juventusi konfirmon zgjatjen e kontratës së Igor Tudor deri më qershor 2027

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË