Rina Balaj në lidhje dashurie me reperin Sin Boy?

0

Pas një pauze të shkurtër, Rina Balaj si duket u rikthye me risi edhe në jetën private.
Reperja nga Istogu, Rina Balaj, për një kohë u largua nga rrjetet sociale për t’u kthyer më pas me llogari të re në Instagram e si duket edhe me të reja nga jeta private, shkruan lajmi.net.
Fillimisht emri i ri në Instagram e më pas një prej fotove të postuara ngjallën dyshime se ajo është në një lidhje dashurie me reperin Sin Boy.
Si ky i fundit ashtu edhe Rina i kanë vendosur emrat e ngjashëm në llogaritë e tyre në Instagram.
Të gjithë dyshonin për një lidhje të mundshme pasi edhe reperi me prejardhje shqiptare i cili jeton në Greqi ka publikuar foto me Rinën.
E për t’i shtuar akoma më shumë dyshimet ishte një koment pranë imazhit ku Rina po e puthte atë.
Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi u ka shkruar: Hajde për hajër na qoftë. E lumtur për ju.
Lidhur me këtë çështje nuk kanë folur asnjëri dhe se ku fshihet e vërteta mbetet të mirret vesh shumë shpejtë./