shkruan: Rushit Dalipi
Të riafirmohet dëshira e shqiptarëve që ishte shprehur në Referendumin e vitit 1992.
Nga Lëvizja Ilirida thonë se 30 vite jemi dëshmitarë të sakrificave që i tejkaluam për të bashkëqeverisur me popujt tjerë në Maqedoni, por sipas tyre, kjo bashkëqeverisje nuk i dha rezultatet e dëshiruara dhe se është koha e fundit për ndryshime.
“Që të ndryshohet pozicioni dhe statusi i shqiptarëve në RMV, pasi jemi popullatë me shtrirje kompakte dhe numër të madh demografik, që me normat ndërkombëtare, Kartën e OKB-së dhe dokumentet e Helsinkit neve na takon të kemi qeverisje autonome dhe ta kemi Republikën e Iliridës e cila është shprehje e vullnetit të qytetarëve shqiptarë”.
Nga Lëvizja “Ilirida” thanë se tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit që kjo lëvizje të regjistrohet si parti politike për të marrë pjesë edhe në zgjedhje. Nëse i fitojnë zgjedhjet, siç shprehen, do ta formojnë Parlamentin e Iliridës.
“Të arrijmë deri te regjistrimi si parti politike dhe ta marrim pjesë në zgjedhjet dhe në fushatën zgjedhore do ta parashtrojmë kërkesën e federalizimit të shtetit dhe nëse i fitojmë votat e qytetarëve, me automatizëm do ta themelojmë edhe Parlamentin e Iliridës, i cili do të funksionojë si Republikë e dytë në kuadër të RMV-së”
Sipas Lëvizjes “Ilirida” ngjarje e sotme paraqet një riaktivizim publik që në të ardhmen ideologjia të ngritet në popull dhe që popullata ta kuptojë se situata e mjerueshme në të cilën sot gjenden shqiptarët mund të tejkalohet vetëm me themelimin e Republikës së Iliridës si shtylla e dytë në këtë shtet.
Autori është anëtar i kryesisë qëndrore i Lëvizjes Ilirida