Rinia e ASH-së “inaguroi” fabrikën e sallatave në zonën ekonomike të premtuar nga BDI-ja në Likovë

Pas Çairit opozita shqiptare ka mbajtur edhe në Likovë aktivitete ironizuese me agjendën e gjelber të BDI-së, shkruan gazeta Lajm.

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët ka mbajtur një konferencë për media para vendit ku BDI-ja kishte paralajmëruar hapjen e një Zonë Ekononike, me ç’rast kanë irozinuar duke thënë se po inagurojnë fabrikën e sallatave. Më poshtë mund ta ndiqni videon nga konferenca për media dhe tekstin e plotë të reagimit.

Ndodhemi këtu para Zonës së Lirë Ekonomike të premtuar e promovuar disa herë nga zyrtarët e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi. U tha, u bë. Edhe zyrtarisht sot në këtë zonë inagurojmë pesë investimet më të mëdha, sot në këtë zonë hapim: Fabrikën e mashtrimeve të BDI-së, Fabrikën për përpunimin dhe konzervimin e sallatave, Magjar Telekomin, Zyrën për tendera dhe arritjen më të madhe kombëtare, Zyrën e Kryeministrit Shqiptar. Kjo dikujt mund t’i duket komike, por ne të rinjtë e rajonit të Likovës, këtë zonë të lënë shkretë, si dhe premtimet e tjera të parealizuara i shohim si tragjëdi në vete.

Na lejoni që t’ua rikujtojmë se në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale thuhet se, kompetencë e komunës është zhvillimi ekonomik lokal.

Ka qenë premtim i kryetarit aktual Erkan Arifit, që në zonën e lirë ekonomike të komunës së Likovës do të sjellte investime të cilët do të zhvillonin ekonominë lokale dhe do të ulnin papunësinë.

Duke u nisur nga ky fakt dhe nga gjendja e mjerueshme në komunën tonë, ku nga mungesa e alternativës, të rinjtë tanë po largohen, e me këtë ne si komunë po shkojmë drejt shpopullimit. E pyesim publikisht kryetarin Erkan Arifin, le të na e thotë vetëm një investim që ka sjellur për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe uljen e papunësisë?

Për të qenë banor i komunës së Likovës ende më i qartë për mos punën e tyre, e pyesim publikisht Erkan Arifin, jo vetëm si pushtet lokal, por edhe si qeverisje qendrore e jo vetëm për katër vitet e fundit por për 20 vitet e fundit, le të na tregojë vetëm një investim për zhvillimin e ekonomisë dhe uljen e papunësisë në komunën tonë.

E vërteta qëndron në atë se, as Erkan Arifi si pushtet lokal dhe as bdi si pushtet qendror nuk kanë sjellur asnjë investim për zhvillim ekonomik e punësim të qytetarëve.

E situata bëhet ende më tragjike, sepse ata si pushtet lokal nuk kanë as plan, as vision dhe as strategji se si do e zhvillojnë ekonominë në komunën tonë, e ne jemi të bindur që ju mungon dëshira dhe vullneti për ta bërë këtë gjë.

Ne jemi të bindur që është koha pas 20 viteve dështim, që në komunën tonë të sjellim një mendësi politike të ndryshme nga ajo që është aktuale, një mendësi që në fokus e ka zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë dhe zhvillimin e mirëqenies për banorët tanë.

Aleanca për Shqiptarët nga zgjedhjet e kaluara e dëshmoi se ka dije dhe guxim për t’i zhvilluar komunat rurale. Të gjithë ishin dëshmitarë sesi u realizuan investime në Vrapçisht, si u zgjidh problemi me ujin në fshatin Siniçan dhe të gjithë e shohin se si zhvillohet Gostivari.

https://fb.watch/63buqDoP63/