Rinia e BESËS në aksion, ja aktivitetet?!

0

Kryetari i Forumir Rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useini në rrjetin social Facebook ka shpalosur aktivitetet e forumit gjatë kohës së verës. Ja postimi i plotë: “Sa për t’ia kujtuar opinionit disa nga aktivitetet e FRLB-së gjatë periudhës së verës: 1. Press Konferencë para Komunës së Tetovës,Trëndafili amanet për Teutën ;

2. Grafitet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Shkup, Kumanovë, Likovë;

3. Press Konferencë para Qeverisë, porosi për dështimin e fshesës;

4. Kamping dy ditorë në Malin Sharr;

5. Pritja e mërgimtarëve në pikën kufitare Tabanovcë – Kumanovë, disa ditë më vonë organizuam pritje edhe në pikën pagesore Petrovec;

6. Press Konferencë para godinës së Qeverisë për t’ua kujtuar dështimet, duke ua lënë një kuti si kujtim të mbushur me rastet e montuara që ende nuk kanë epilog;

7. Turneu tradicional në futboll të vogël;

8. Press Konferencë para Ministrisë së Financave, për mos respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve duku ju dhuruar një pllakë të shkruar në gjuhën shqipe;

9. Seminar katër ditorë në Durrës, vizita nëpër muze dhe ligjerata nga profesor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

10. Takim me Forumin Rinor të PS-së në Tiranë; (FRESSH)

11. Takim me Forumin Rinor të PD-së; (FRPD)

12. Rikthimi i fuqishëm, prezantimi i aderimeve të reja, kryesisht studentë.

Përmesë kësaj dua që të ju njoftojë se as që e kemi ndërmend të ndalemi deri në ç’rrënjosjen e këtij sistemi të kalbur. Së shpejti me aktivitete tjera dhe me prurje të reja që do e japën BESËN për BESËN!

Faleminderit rini për mbështetjen por:

“Nëse jo tash, atëherë kur”

#KohaPërVeprim 🤝”, ka shkruar Useini.