Rinia e BESËS vendosi qirinj nëpër lagjet e Dibrës (FOTO)

0

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA në Dibër mbrëmë në një aksion simbolik, ka vendosur qirinj nëpër çdo lagje të Dibrës në mungesë të ndriçimit publik, për t’ia bërë me dije kryetarit nga rrathët e BDI-së se jemi duke jetuar si në kohën e mesjetës së hershme. “Pse Dibranët duhet të paguajnë për ndriçim publik, kur një gjë të tillë nuk e kanë ?!” – ka qenë mesazhi i tyre drejtuar kreut të kësaj komune. Lëvizja BESA gjatë periudhës së fundit ka shtuar aktivitetet politike nëpër komuna, kryesisht përmes forumeve rinore, ku detektohen problemet jetësore. (INA)

Gepostet von Lëvizja Besa Dibër am Dienstag, 22. Oktober 2019