Rinia e Lëvizjes BESA ja me kë është?!

Sipas një komunikate të lëshuar nga Lëvizja BESA, në zyrat e saj në Tetovë, kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA Daim Luçi zhvilloi takim me kryetarët e degëve të Forumit Rinor.

Ja komunikata e plotë:

Në këtë takim, i cili shkaku i rethanave të krijuara ishte i jashtëzakonshëm, u diskutua mbi gjendjen aktuale brendapartiake në Lëvizjen BESA.
Në fund pjesëmarrësit e këtij takimi ( kryetarët e degëve prezentë) unanimisht u dakorduan për konkluzionin në vijim:
°Duke marrë parasysh rezultatin jo të pritur në zgjedhjet lokale dhe mosmarrjen e përgjegjësisë kryesore nga tashmë ish-kryetari i Lëvizjes BESA;
°Duke qenë të vetëdijshëm mbi bllokimin e organeve pariake nga ana e tashmë ish-kryetarit të Lëvizjes BESA dhe,
°Duke respektuar vullnetin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Qendror për shkarkim tani më të ish-kryetarit tē Lëvizjes BESA:
NE, KRYETARËT E POSHTËSHËNUAR, përkrahim fuqishëm vendimin e Këshillit Qëndror për emërim U.D. Kryetar të Lëvizjes BESA Dr.Nexhbedin Kahremanin.
Njëherit, edhe shprehim përkrahjen e plotë dhe ndihmën e parezervë në aktivitetet e organizimit të Kongresit të parë të Lëvizjes BESA.

1.Daim Luçi – kryetar i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA
2. Amir Musliu – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Brvenicë
3. Haki Nuhiu – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Haraçinë
4. Erhan Ademi – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Çair
5. Afan Elezi – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Gostivar
6. Fati Asani – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Kërçovë
7. Sadbere Rexhepi – kryetare e degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Bogovinë
8. Jetmir Selami – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Saraj
9. Mumin Aliu – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Gazi Babë
10. Arburim Mustafa – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Likovë
11. Faruk Rahimi – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Kumanovë
12. Semin Emini – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Studeniçan
13. Xhemail Shaqiri – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Shuto Orizare
14. Adnan Kjazimoski – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Llabunishtë
15. Sabir Memedi – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Veles