Rinis ndërtimi i sporteleve në Rrugën e Kombit/FOTO

Ende pa kaluar 48 orë nga protesta në Rrugën e Kombit, për të cilën deri më tani janë arrestuar 23 kuksianë e hasjanë, ka rinisur puna për rivënien në punë të sporteleve ku do të paguhet taksa prej 5 eurosh.

Siç edhe duket në video, konçensionari nuk ka vonuar dhe ka rinisur punimet për ndërtimin e një terminali të ri, por edhe për ringritjen e atij që u shkatërruar gjatë protestës së shtunë.

Protestuesit janë shprehur se nuk do të lejojnë ngritjen e sporteleve.