Rinisin përplasjet palestinezo-izraelite!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/01/2023

Ai i një dite më parë ishte sulmi më vdekjeprurës i Izraelit në kampin e refugjatëve Jenin në gati dy dekada.

Nëntë palestinezë u vranë kur trupat e shtetit hebre se rrethuan ndërtesat mes breshërive të armëve, granatave e gazit lotsjellës me pretendimin se vepruan për të penguar sulme të mëdha nga “skuadra terroriste” e grupit Xhihadi Islamik Palestinez.

Dy nga të vdekurit, sipas zyrtarëve palestinezë ishin civilë, duke përfshirë një grua 61-vjeçare, ndërsa grupet militante pretendojnë se shtatë të tjerët janë anëtarë të tyre. Ushtria izraelite thotë se objektivi i trupave të saj ishin pikërisht militantët e Xhihadit Islamik.

Forcat e sigurisë kanë marrë masa për të rrethuar ndërtesën në të cilën kanë qenë të dyshuarit”, thuhet në një deklaratë të Forcave izraelite të Mbrojtjes. “Dy individë të dyshimtë, të armatosur, janë identifikuar duke u larguar nga zona dhe janë neutralizuar”.

Ushtria izraelite i akuzoi militantët se kanë qenë “thellësisht të përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të mëdha terroriste ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vend ii tij nuk po kërkon përshkallëzimin e situatës.

Por në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij theksohet se forcat e sigurisë ishin udhëzuar të përgatiteshin për cdo skenar të mundshëm në zona të ndryshme për të garantuar atje sigurinë e qytetarëve izraelitë.

Kjo ngjarje rrezikon t`i përflakë sërish tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve që jetojnë në Jerusalemin Lindor, në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Gaza udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, i cili ka luftuar vazhdimisht kundër shtetit hebre. Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor thonë se janë duke vuajtur për shkak të veprimeve dhe kufizimeve të Izraelit, ndërsa ky i fundit pretendon se është duke vepruar për të mbrojtur veten nga dhuna palestineze.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuleba

Kuleba: Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar shumë

turqi zgjedhjet

“Blindohet” Turqia, më shumë se gjysmë milioni njerëz do të angazhohen për të siguruar zgjedhjet lokale më 31 mars

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Izraeli anulon takimin e Uashingtonit pas votimit të armëpushimit të Gazës në OKB

Sulmi Moske Rusi

Thellohet bilanci, shkon në mbi 93 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë, çfarë dihet deri tani

Sulmi Moske Rusi

The Guardian: ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Moskë

rusia moska

Rusia sulmon digën më të madhe në Ukrainë

antoni blinken

Blinken thotë se Izraeli gabon nëse e pushton Rafahun

antoni blinken

Blinken: SHBA-të i paraqitën OKB-së një projekt-rezolutë që bën thirrje për armëpushim në Gaza

nafta tregjet

Çmimi i naftës në botë shtrenjtohet për 4 %, çka po ndodhë?

INFO

NA NDIQ