Rinistët e Lëvizjes BESA në kufi: Përpos premtimeve asgjë për autostradën Shkup – Bllacë

0

Aktivistë të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA sot mbajtën një konferencë me mediat në aksin rrugor Shkup – Bllacë, duke thënë se janë prerë shumë shirite për ndërtimin e autostradës në këtë aks rrugor, por asgjë nuk është bërë. “Edhe pse me mijëra herë funskionarët e BDI-së e kanë premtuar ndërtimin dhe lëshimin në përdorim të autostradës Shkup-Bllacë, sot e kësaj dite një gjë e tillë nuk është realizuar. Funksionarët e lartë të BDI-së e kanë vizituar shpesh herë këtë vend, duke na gënjyer, se kjo rrugë shumë shpejt do të jetë funksionale dhe do t’a lidhë R. e Maqedonisë së Veriut dhe R. e Kosovës. Premtimet boshe të tyre, tanimë janë duke marrë fund, sepse edhe gënjeshtrat e shpeshta të tyre janë harxhuar. Ne jemi këtu që në mënyrë ironike të përcjellim mesazhin e dështimeve të funksionerëve të BDI-së, duke e prerë shiritin e dështimeve të tyre dhe simbolikisht ta bëjmë hapjen e kësaj rruge e cila ende nuk ka filluar të ndërtohet, me qëllim që t’ju mundësojmë qytetarëve lëvizje të lirë në mes dy shteteve! Duke e ditur se për prerjen e shiritit konkurenca është e madhe, i ftoj në mënyrë paqësore t’a presinë shiritin e kuq dhe ta zgjidhin këtë problem shumë vjeçar. Përndryshe BDI njihet edhe si “subjekt i shiritit të kuq”, sepse janë prerë shumë shirita për projekte, por fatkeqësisht të papërfunduar. Forumi Rinor i Lëvizjes BESA do ti ndjek hap pas hapi të gjitha dështimet BDI-së dhe njëkohësisht do të jetë zë i fuqishëm i manipulimeve të BDI-së dhe të qeverisë, e cila për çdo ditë po e humb besimin tek qytetarët për shkak të mos realizimit të premtimeve elektorale.”, theksuan rinistët e Besës, duke ironizuar me prerjen e një shiriti.

Të nderuar përfaqësues të mediave;Të nderuar qytetarë;Edhe pse me mijëra herë funskionarët e BDI-së e kanë premtuar ndërtimin dhe lëshimin në përdorim të autostradës Shkup-Bllacë, sot e kësaj dite një gjë e tillë nuk është realizuar. Funksionarët e lartë të BDI-së e kanë vizituar shpesh herë këtë vend, duke na gënjyer, se kjo rrugë shumë shpejt do të jetë funksionale dhe do t'a lidhë R. e Maqedonisë së Veriut dhe R. e Kosovës. Premtimet boshe të tyre, tanimë janë duke marrë fund, sepse edhe gënjeshtrat e shpeshta të tyre janë harxhuar. Ne jemi këtu që në mënyrë ironike të përcjellim mesazhin e dështimeve të funksionerëve të BDI-së, duke e prerë shiritin e dështimeve të tyre dhe simbolikisht ta bëjmë hapjen e kësaj rruge e cila ende nuk ka filluar të ndërtohet, me qëllim që t'ju mundësojmë qytetarëve lëvizje të lirë në mes dy shteteve! Duke e ditur se për prerjen e shiritit konkurenca është e madhe, i ftoj në mënyrë paqësore t’a presinë shiritin e kuq dhe ta zgjidhin këtë problem shumë vjeçar. Përndryshe BDI njihet edhe si "subjekt i shiritit të kuq", sepse janë prerë shumë shirita për projekte, por fatkeqësisht të papërfunduar. Forumi Rinor i Lëvizjes BESA do ti ndjek hap pas hapi të gjitha dështimet BDI-së dhe njëkohësisht do të jetë zë i fuqishëm i manipulimeve të BDI-së dhe të qeverisë, e cila për çdo ditë po e humb besimin tek qytetarët për shkak të mos realizimit të premtimeve elektorale.Semir PajazitiZyra për informim Lëvizja BESAShkup 12.10.2019

Gepostet von Lëvizja BESA am Samstag, 12. Oktober 2019