Anthony Caci mund jetë risia në listën e Shqipërisë, për ndeshjet e para eliminatore të Botërorit. Lojtari me origjinë shqiptare, por i lindur në Francë, mësohet se ka pasur kontakte me FSHF-në kohët e fundit.
Ekziston mundësia që mesfushori me tipare mbrojtëse të zgjedhë fanellën kuqezi në të ardhmen. Caci është 27 vjeç dhe ka lindur në Francë, teksa ka dalluar tek akademia e Strasburgut derisa kaloi në ekipin e parë.
Nga viti 2022 ai është pjesë e Mainz në Gjermani, ku këtë sezon ka shkëlqyer, duke luajtur në 20 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asiste.