Rita Ora: Disa vende që vizitova në Kosovë ishin më keq se sa i mendoja

0

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Prishtina, Rita Ora, në një intervistë ekskluzive për The Sun, ka treguar se si ka kaluar në Kosovë gjatë kohës së fundit kur ishte në kuadër të UNICEF-it.

Ora tha se kishte vizituar Kosovën bashkë me UNICEF-in, kjo pasi nuk kishte qenë në disa vende.

“Unë shkova tek vendlindja ime bashkë me UNICEF-in, sepse kishte kohë që nuk kam qenë atje, më parë nuk kam qenë tek disa vende që i vizitova, ato ishin më keq se sa i mendova”

“Unë vizitova shtëpi, pash fëmijë dhe nëna të reja që nuk kanë shkollim”.

“Po ashtu unë shkova të shoh se çka punon dhe bënë atje UNICEF-i, sepse disa herë nuk mundemi të shohim rezultatet e punës”.

Rita po ashtu tha se kjo vizitë e fundit në Kosovë e ka thyer në kohën kur prindërit e saj e braktisën vendin, ajo më tej shtoi se ndjehet e bekuar dhe e lumtur që Britania e Madhe e ka pranuar atë dhe familjen e saj.