Rita Ora nis hetimet për të zbuluar se kush e spiunoi në polici për festën e paligjshme të organizuar gjatë periudhës së izolimit

0

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar këdo që ekspozoi festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes të cilën e organizoi gjatë kohës sa Mbretëria e Bashkuar ishte ende në izolim.

Këngëtarja thuhet se është e dyshimtë që një nga miqtë e saj informoi shtypin dhe policinë për mbledhjen e saj të paligjshme në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill të Londrës, të shtunën.

Ajo është nisur të përpiqet të identifikojë fajtorin, që sipas burimeve përfshin hedhjen në kurth të këngëtares, shkruan DailyMail.

Festa e ditëlindjes së Rita Orës është subjekt i një hetimi vetanak, dhe oficerët e Scotland Yard dje kapën CCTV nga restoranti ekskluziv, thuhet sipas The Sun.

Ylli i muzikës pop tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10,000 funtesh dhe të kërkojë ndjesë të madhe për thyerjen e rregullave të coronavirusit në organizimin e një eventi me një turmë të madhe njerëzish.

Shuma e rëndë është ndëshkimi maksimal që mund t’iu shqiptohet organizatorëve të mbledhjeve të më shumë se 30 personave.

Kensington dhe Këshilli i Chelsea-t kanë konfirmuar gjithashtu se po hetojnë shkeljen e pretenduar.

Por vëmendja e Rita Orës thuhet se tani është kthyer në rrënjosjen se cili prej të besuarve të saj ka lajmëruar policinë fshehurazi.

Një person i brendshëm i tha The Sun: “Ishte dashur të ishte sekret, por fakti që policia dhe fotografët e dinin se po ndodhte e ka bërë Ritën paranojake”.

“Ajo tani po harton një plan loje dhe po vendos kurthe në një përpjekje për të ekspozuar sinjalizuesin, siç bëri Coleen në dramën ‘Wagatha Christie’”, tregoi më tej burimi i besueshëm.

Fillimisht festa e Ritës u raportua se përfshinte 30 persona, por burimet më vonë e theksuan atë si një mbrëmje me vetëm rreth shtatë persona.

Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i Revistës “TOWIE”, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeç, ishin të gjithë në foto.

Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë në restorant ndërsa hidhnin sytë në dritare dhe përpiqeshin të hapnin një derë metalike.

Oficerët u panë gjithashtu jashtë shtëpisë së Rita Orës në Londër dhe restorantin ‘Casa Cruz’ të nesërmen.

Ora u pa që po dilte nga ndërtesa ndërsa kishte veshur një xhup dhe po mbante një maskë në fytyrë.

Ajo kërkoi falje përmes një shkrimi në Instagram, për thyerjen që u kishte bërë rregullave të pandemisë globale.

“Ishte një nxitje e momentit kur vendimi u mor me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga bllokimi dhe kjo do të ishte në rregull. Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe nga ana tjetër e kuptoj që kjo i vë njerëzit në rrezik”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja shqiptare.

“Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm i gjykimit. Duke pasur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë”, shkroi tutje Rita.

Shkelja ishte shumë larg veprimeve të saj në fillim të këtij viti, kur ajo nisi një kampanjë sensibilizuese rreth sigurisë së coronavirusit, duke nxjerr në shitje bluza me mbishkrimet “Stop përhapjes”.