Për shumë vite, Noizy dhe Ledri, kanë qenë në rivalitet dhe shumë të komentuar në shtypin rozë.
Por, ata u rikthyen në miqë shumë të mirë dhe kjo u pa në fotografitë e fundit të cilat po qarkullojnë në rrjet.
Së fundi, Noizy i ka bërë një dhuratë shumë të këndshme vajzës së vetme të Ledrit, Poem Blu.
“Vogëlushja Poem Blu Vla. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të rritesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur. Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash qumështin e mamit në stomak”, ka shkruar Noizy dhe skuadra e tij në pusullën për vogëlushen.