RMV, 18 vjeçarët që nuk kanë letërnjoftim do të votojnë me pasaportë vetëm me afat

Picture of INA
INA

05/02/2024

Personat që sapo kanë mbushur 18 vjeç ose ato që konsiderohen të rritur në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit të këtij viti, dhe tashmë marrin termin në Ministrinë e Brendshme për letërnjoftimin e parë në shtator, do të votojnë vetëm nëse kanë pasaportë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i identifikuar ata para Këshillit Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, ata 18-vjeçarë që nuk mund të marrin letërnjoftimin e parë para zgjedhjeve dhe të cilëve u ka skaduar pasaporta para zgjedhjeve të 28 shkurtit, nuk do të mund të votojnë. Në një rast të tillë, ata nuk do të kenë me çfarë të identifikohen dhe nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë për të votuar në zgjedhje.

Për identifikimin pa letërnjoftim do të pranohen vetëm dokumentet e udhëtimit që skadojnë pas shpalljes së zgjedhjeve më 28 shkurt 2024 dhe jo ato të cilave u skadon vlefshmëria tani, para kësaj date.

“Sipas nenit 108 të Kodit Zgjedhor që është në fuqi, kur zgjedhësi afrohet për të votuar, këshilli zgjedhor kontrollon identitetin e tij personal. Zgjedhësi e vërteton identitetin e tij personal me letërnjoftim të vlefshëm ose dokument udhëtimi të vlefshëm, përkatësisht letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre. Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera pozitive nuk njohin asnjë dokument tjetër që mund të përdoret për të vërtetuar identitetin në një qendër votimi. Pas identifikimit, votuesi merr fletëvotim”, thotë për Sdk.mk Ljupka Guguçevska nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Sdk, pyeti Ministrinë e Brendshme nëse do të votojnë fëmijët që janë para moshës madhore dhe për të cilët MPB cakton letërnjoftimin e parë vetëm në shtator, tetor e më tej. Nga atje thonë se po kërkojnë një mënyrë dhe një zgjidhje ideore për ta tejkaluar këtë situatë para zgjedhjeve.

“Jemi në kërkim të mënyrës për të zgjidhur problemin e dhënies së letërnjoftimeve (së pari) edhe për këtë kategori qytetarësh, në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë për të votuar në zgjedhje si të rritur”, u përgjigjën nga Ministria.

Pyetje për Ministrinë e Brendshme është edhe nëse ekziston mundësia e hapjes së një kabine të veçantë fotografike për letërnjoftimet për moshat 17-18 vjeç.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me 24 prill (e mërkurë), ndërsa raundi i dytë do të mbahet me 8 maj (e mërkurë) së bashku me zgjedhjet parlamentare.

TË FUNDIT
12 orë
Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut
12 orë
Akademia e gjykatësve me drejtor të ri
12 orë
Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur
12 orë
Krisma armësh në Çair, një person i plagosur
13 orë
Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit

ME TE LEXUARA

21 orë
Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar
16 orë
Miteva: Deri në vitin 2028 do të ketë rritje të pagave në arsim deri në 46%
20 orë
Analizë, shifrat e përfaqësimit ‘pa’ dhe ‘me’ Balancerin
16 orë
Funksionarët e FE-së sa ishin në pushtet mbështetën shfuqizimin e Balancuesit
20 orë
Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar
15 orë
Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”
19 orë
Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara
14 orë
Dimitrievski: Nuk janë problem punësimet, por fakti se të rinjtë shqiptarë nuk e flasin maqedonishtën

LEXO MË SHUMË

Mickoski - Scholz

Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut

Drejtesi gjyqi prokurori

Akademia e gjykatësve me drejtor të ri

policia mvr

Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur

policia shkup naten mpb

Krisma armësh në Çair, një person i plagosur

dimitar gllavcev glavcev

Kryeministri bullgar porosi të qartë për Shkupin edhe nga Samiti i Berlinit

vesna janevska

Janevska për Institutin e gjuhës maqedonase: Kjo Qeveri do të rregullojë atë që është vonuar”

Maksim-Dimitrievski-maksi

Dimitrievski: Nuk janë problem punësimet, por fakti se të rinjtë shqiptarë nuk e flasin maqedonishtën

arben taravari

Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”

fronti evropian

Funksionarët e FE-së sa ishin në pushtet mbështetën shfuqizimin e Balancuesit

INFO

NA NDIQ