RMV, 7 persona janë infektuar për herë të tretë me COVID-19, 3.380 për herë të dytë

Picture of designer@fetishimedia.ch

19/01/2022

Nga paraqitja e pandemisë deri më 16 janar të këtij viti, gjithsej janë regjistruar 3.380 riinfektime me COVID-19, që është 1.4% nga numri i përgjithshëm i të infektuarve. Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), 7 persona janë infektuar për herë të tretë, njofton Portalb.mk.

Vetëm dje, nga gjithsej 2.269 raste pozitive, janë regjistruar 310 riinfektime. Sipas raportit javor të ISHP-së, gjatë javës së kaluar janë paraqitur 1.247 riinfektime, me rritje prej 31.8%, në krahasim me javën e kaluar.

Nga Ministria e Shëndetësisë, përpara tre javëve kumtuan se periudha më e shkurtër në të cilën është regjistruar riinfektimi me COVID-19 është 3 muaj pas shërimit nga virusi. Në përqindje, riinfektimet me kovid në vend regjistrohen pas katër-pesë muaj nga shërimi prej virusit. Nga riinfektimi kanë vdekur 10 persona.

Në vend ka rritje të numrit të infektuarve pas paraqitjes së variantit Omicron. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 2.269 raste të reja me Covid-19 nga 7.038 testime të kryera. Ndërkohë u regjistruan 1.420 pacientë të shëruar dhe 24 viktima, prej të cilëve 11 nga sistemi “Termini Im”.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.717.482 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 247.663, numri i të shëruarve është 222.306, numri i të vdekurve është 8.139, ndërsa numri i rasteve aktive është 17.218.

TË FUNDIT

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

Pioli kthehet në Itali, merr drejtimin e Fiorentinas

Bexheti për mesazhin drejtuar ambasadorëve: Kur dështimi bëhet sistem, shpifja bëhet strategji!

“Bëhen matje nga mjetet toksike në ajrin e Shkupit” – Prokuroria nis hetimin për zjarrin në deponinë në Vizbeg, dyshohet që shkaktua nga materie të rrezikshme

“Hondurasi ngjitet mbi Shqipërinë, Kosova rekord historik” – FIFA publikon renditjen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË