RMV, institucionet shtetërore kanë shpenzuar 72 mijë euro për pakot e Vitit të Ri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/01/2022

Për dallim nga dekorimi i anuluar i qyteteve dhe komunave për Vitin e Ri 2022, institucionet shtetërore dhe lokale kanë vijuar praktikën e blerjes së pakove të vitit të ri për fëmijë. Sipas anketës së Qendrës për komunikime civile, për këtë janë shpenzuar 72 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Tenderë për blerjen e pakove për vitin 2022 kishin 20 institucione, përderisa 37 institucione të tjera kanë blerë pako pa zbatuar Ligjin e Prokurimit Publik për shkak se vlera e prokurimeve ka qenë më e vogël se 1000 euro – që është pragu i vlerës nën të cilin Ligji i Prokurimit Publik nuk zbatohet. . Mirëpo, disa nga institucionet që kanë kryer tenderin kanë prokuruar edhe pako për më pak se 1000 euro, por kanë vendosur ta bëjnë këtë duke zbatuar Ligjin për Prokurim Publik për shkak të transparencës më të madhe.

Shuma totale e parave të shpenzuara për pako për vitin e ri 2022 është 72.571 euro, por kjo vlerë pritet të jetë edhe më e madhe duke qenë se disa institucione ende nuk i kanë publikuar kontratat dhe vlerën e parave të shpenzuara për këtë qëllim.

Në më shumë se dy të tretat (68%) të tenderëve për prokurimin e pakove për Vitin e Ri e është pranuar vetëm një ofertë, në më pak se një e treta e tenderëve ka pasur dy ose tre oferta. Ndër kompanitë nga të cilat janë blerë pakot e Vitit të Ri, prinë bindshëm Kolid nga Koleshino, ku janë blerë një e katërta e pakove.

Komuna e Kavadarit ka blerë më së shumti pako, 3.274, edhe pse me çmim individual më të ulët. Afër, sipas numrit të pakove të blera, është Komuna e Prilepit me 3.030. Pakot më të shtrenjta, si në vitin paraprak, i ka blerë Komuna e Novacit për 1.377 denarë për pako. Në total, më së shumti para për pako, gjegjësisht rreth 10 mijë euro ka shpenzuar Qyteti i Shkupit.

Disa institucione blenë disa lloje pakosh, më të lira dhe më të shtrenjta. Ndër institucionet që blenë pako më të shtrenjta, përveç komunës së Novacit, janë komuna e Manastirit me çmim prej 1.050 denarë, Qyteti i Shkupit me çmim prej 973 denarë, M-NAV me 853 denarë dhe Ministria e Mbrojtjes me çmim prej 840 denarë. Çmimi mesatar që institucionet kanë paguar për një pako për Vitin e Ri është 566 denarë.

Megjithatë, çmimet dhe sasitë individuale të pakove të blera për Vitin e Ri janë të njohura vetëm për ato institucione që kanë pasur tender për këtë qëllim, por jo edhe për 37 të tjerat që kanë blerë paketa me vlerë totale më të ulët se kufiri ligjor i tenderit.

Bazë për llogaritjen e shpenzimeve të institucioneve për pakot e Vitit të Ri janë të dhënat nga vlera e kontratave të lidhura të prokurimit publik të publikuara në Sistemin Elektronik të Prokurimit Publik. Nuk ka informacion nëse institucionet i kanë blerë të gjitha sasitë e pakove të dakorduara. Në hulumtim janë përfshirë të gjitha organet përgjegjëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë pasur këtë lloj prokurimi në vitin 2021.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

komedi kushtrim qerimi avni shkodra sopi

Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë (Foto)

elena petrova fatmir besimi

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

scholz sholc

Jonuzi: Pas Albin Kurtit edhe Scholz përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë!

Drashkoviq-696x383

Drashkoviq: Me gënjeshtra, shteti serb nxiti urrejtje dhe histeri anti-shqiptare

stevo pendarovski

Pendarovski: Oferta e Mickoskit për koalicion është shenjë dobësie

gashi berlin

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

MEXHITI Izet

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

vlen berlin

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

sela tubim

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

INFO

NA NDIQ