Deri sot me shumë gjasa do të dihet nëse ka persona të infektuar me llojin e ri të koronavirusit në vend – kraken. Kështu deklaroi dje kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski.
Sot priten rezultatet e dhjetëra mostrash.
“Ne presim që nesër të kemi rezultate. Nuk përjashtohet që në mesin e disa mostrave të shfaqet edhe varianti kraken”, tha dje Petliçkovski për TV Sitel.
Ai pohon se nuk ka vend për shqetësim tek qytetarët.
Sipas të dhënave të deritanishme të njohura për variantin e ri kraken të omicron, Petliçkovski thotë se është një variant që shkakton simptoma të lehta. Prandaj, siç tha ai, nuk pritet të rëndojë në mënyrë drastike sistemin shëndetësor.
Nga fqinjët, është konfirmuar vetëm në Greqi. Kraken u regjistrua për herë të parë në 22 tetor në Nju Jork dhe që atëherë është përhapur në Amerikë, por edhe në 30 vende të tjera, kryesisht në Evropë.