RMV, të punësuarit në shëndetësi nuk i kanë marrë rrogat e janarit dhe nuk dihet se kur do t’i marrin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Shkurt, 2023

Punonjësit e shëndetësisë ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar dhe as nuk dihet se kur do t’i marrin. Zakonisht pagat i marrin në datën 10 të muajit, ndërsa afati ligjor për pagesën e pagave skadon sot. Pas kësaj, paguhet kamata, shkruan Sdk, transmeton Portalb.mk.

Punonjësit shëndetësorë nga qendra klinike në Shkup me të cilët bisedoi Sdk thonë se askush nuk di asgjë për pagën, e as nuk u tregojnë nëse ka lidhje me sulmin e hakerëve të javës së kaluar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSh), apo nëse diçka tjetër është në pyetje.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se pagesa e pagave të punëtorëve shëndetësorë të punësuar në institucionet publike shëndetësore është në juridiksion dhe bëhet nga buxheti i vetë institucioneve publike shëndetësore në bashkëpunim me FSSh-në.

Fondi tha dje se funksionaliteti i sistemeve do të rikthehet gradualisht dhe se “ky proces po merr kohë shtesë, por ekipet teknike po punojnë në vazhdimësi”.

“Prioritet është rikthimi i funksionalitetit për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë në institucionet shëndetësore publike, si dhe rivendosja e sistemeve të pagesave për pushimet mjekësore, pushimet e lehonisë dhe rimbursimet”, thotë FSSh.

Nga aty, kujtojnë se nga analiza e ekipeve teknike eksperte është konstatuar se gjatë sulmit kibernetik nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të të dhënave të Fondit.

“Fndi ka dërguar edhe njoftim për të gjitha IShP-të dhe IPSh-të me udhëzime të detajuara për kontrollin e të siguruarve përmes Termi im, në mënyrë që asnjë të siguruari të mos i mohohet e drejta për kujdes shëndetësor. Nuk kërcënohet e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor, trajtimet, udhëzimet për ekzaminime dhe sëmundjet, dhënia e recetave nga mjekët amë, si dhe dhënia e barnave për qytetarët ecën pa probleme dhe qytetarët mund t’i përdorin këto shërbime shëndetësore pa ndërprerje. Janë rënë dakord edhe zgjidhjet për ushtrimin e të drejtës së mjeteve ndihmëse ortopedike”, thonë nga Fondi.

Kujtojmë se mbrëmjen e 7 janarit u hakua Sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Pas kontrolleve u konfirmuar se bëhet për një hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Fondit. Në rrjetin e Fondit janë të dhënat personate të të gjithë perosnave me siguri shëndetësor në Maqedoni.

Fondi më pas njoftoi se kemi të bëjmë me një problem teknik të rrjetit dhe po punohet në diagnostifikimin e problemit.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ