Roberto Baggio rrahet dhe mbahet peng së bashku me familjen në vilën e tij

Picture of INA
INA

21/06/2024

sh-fituesi i Topit të Artë, Roberto Baggio dhe familja e tij mbetën viktima të një grabitjeje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes, teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë të vlefshme për Euro 2024 që po luhet në Gjermani.

Makthi për 57-vjeçarin filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur hynë në vilën e futbollistit në Altavilla Vicentina.

Corriere dello Sport raporton se grabitësit kanë hyrë në shtëpi dhe Baggio ka tentuar të përballet duke u përleshur fizikisht me njërin prej tyre. Pas një përleshjeje shumë të shkurtër, grabitësi e ka goditur sulmuesin legjendar të Italisë me pjesën e pasme të armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë, ndërsa më pas Baggio dhe anëtarët e tjerë të familjes janë mbajtur peng në një dhomë për 40 minuta.

Gjatë kësaj kohe kriminelët kanë kthyer përmbys çdo dhomë, duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para, por ende nuk është përcaktuar vlera e sendeve të vjedhura.

Kur futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë. Karabinierët kanë ndërhynë me shpejtësi pasi kanë dëgjuar denoncimin e Baggios dhe familjes së tij, ndërsa prokuroria ka nisur një hetim duke sekuestruar të gjitha pamjet e vëzhgimit me video.

Sakaq, Baggio është dërguar në urgjencën e Arzignano, ku u trajtua nga mjekët dhe ka dalë prej andej me disa qepje në ballë. Për anëtarët e tjerë të familjes kishte vetëm gjendje frike dhe paniku, por askush nuk është lënduar.

TË FUNDIT
8 orë
UEFA/ Goli i Lamine Yamal kundër Francës, më i bukuri i Euro 2024, Shaqiri i treti
8 orë
Bayern Munich, Dani Olmo plani B për sulmin: klauzola skadon për katër ditë…
8 orë
Bellingham pas finales së humbur: Kërkojmë falje, jam i bindur që një ditë do e fitojmë atë trofe
8 orë
Roma pranë dy goditjeve të mëdha në sulm
8 orë
Ten Hag me vetëbesim të madh: Mund ta mposhtim secilën skuadër

ME TE LEXUARA

8 orë
UEFA/ Goli i Lamine Yamal kundër Francës, më i bukuri i Euro 2024, Shaqiri i treti
1 ditë
Granit Xhaka pjesë e listës favorite për ta fituar Topin e Artë
1 ditë
Mbappe sot do të prezantohet si futbollist i Real Madridit
1 ditë
Gareth Southgate nuk do të jetë trajner i Anglisë, jep dorëheqjen
1 ditë
Mbappe: Kam fjetur shumë vite duke ëndërruar për Real Madridin dhe tani… është realitet

LEXO MË SHUMË

lamine yamal

UEFA/ Goli i Lamine Yamal kundër Francës, më i bukuri i Euro 2024, Shaqiri i treti

dani olmo

Bayern Munich, Dani Olmo plani B për sulmin: klauzola skadon për katër ditë…

belingam anglia

Bellingham pas finales së humbur: Kërkojmë falje, jam i bindur që një ditë do e fitojmë atë trofe

Roma-1

Roma pranë dy goditjeve të mëdha në sulm

ten hag manchester united

Ten Hag me vetëbesim të madh: Mund ta mposhtim secilën skuadër

kombetarja-kuq-e-zi

Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen e 10 shtatorit, Shqipëri-Gjeorgji

Mbappe

Mbappe: Kam fjetur shumë vite duke ëndërruar për Real Madridin dhe tani… është realitet

southgate

Gareth Southgate nuk do të jetë trajner i Anglisë, jep dorëheqjen

mbape real

Mbappe sot do të prezantohet si futbollist i Real Madridit

INFO

NA NDIQ