Robotët do të lindin fëmijë njerëzor brenda 100 viteve

0

Inteligjenca artificiale me kalimin e viteve do t’iu mundësojnë robotëve riprodhimin me njerëzit, duke iu mundësuar edhe lindjen e tyre.

 

Autori i librit të shpallur bestseller me titull “Dashuri dhe Seks me Robotët” , tha me siguri se njeriu dhe makineria do të prodhojnë pasardhës, duke u bazuar në progresin teknologjik në kohët e fundit.

 

“Procesi i njohur si nano-transfeksion i indeve (TNT), do të bëjë të mundur që kodi gjenetik i një roboti të kalohet te pasardhësi, së bashku me kodin gjenetik të partnerit të tij njeri”, thotë Dr Levy.

 

Levy thotë më tej se si gratë dhe burrat, do të nisin të martohen me këto makineri deri në vitin 2050 “ndoshta më shpejt”. /albeu.com/

Komentet

komentet