Rohde: Nuk do të lejojmë një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës

Picture of designer@fetishimedia.ch

04/03/2023

Propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kështu thotë për Radio Kosovën, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ai ka theksuar se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes.

“Ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e Kuintit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi. Ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqeveritare gjermane: “Fondacioni Friderich Ebert” dhe unë deri më sot, nuk kam dëgjuar askënd, që të më thotë se ky propozim i “Fondacionit Fridirch Ebert” është në kundërshtim me vendimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2015. Ajo që tani do të kisha dashur, është që Kosova të përmbush obligimin që ka marrë dhe të propozojë vetë një statut për Asociacionin. Kjo është një obligim që ka marrë Kosova dhe jemi në pritje të kësaj iniciative”, deklaroi Rohde për Radio Kosovën.

TË FUNDIT

Zbulohet se çfarë po ndodhë mes Eglit dhe Gjestit gjatë ditëve të fundit

Gazetari i njohur zbulon detaje nga lidhja Gjesti-Egli

Gjesti merr VENDIMIN E PAPRITUR ndaj Jozit? (Detaje)

Mexhiti: Rrini rahat! Ndryshimin s’ka kush e ndalë

Haqim Ramadani: VLEN, nga fjalët te vepra – kjo është diferenca

Ademi: Për Mickoskin është problematike se përse një ministër shqiptar qenka në grupin negociator në emër të shtetit, kjo është politikë përjashtuese ndaj shqiptarëve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË