Roli i mediave sociale në aspektin politik dhe ekonomik në Maqedoni

Picture of INA
INA

25/09/2024

Shkruan: Fitore Azizi

(Në këtë shkrim janë nxjerrë pjesë nga punimi i diplomës në Fakultetin e Administrim Biznesit të UT-së në Kumanovë)

Termi Media i referohet kanaleve të komunikimit përmes të cilave ne shpërndajmë lajme, muzikë, filma, edukim, mesazhe promovuese dhe të dhëna të tjera.

Ai përfshin gazeta dhe revista fizike, online, televizion, radio, billborde, telefon, internet, faks dhe tabela.
Me ardhjen e teknologjisë dixhitale, media ka tejkaluar kufijtë tradicionalë, duke mundësuar komunikim të menjëhershëm global dhe duke riformuar mënyrën se si ne e perceptojmë kohën dhe hapësirën në fushën e shkëmbimit të informacionit.

Një kohë të gjatë media është llogaritur si pushteti i katërtë, por në rrethanat dhe dinamikën që po e jetojmë, mund të konstatojmë se media pothuajse është bërë pushteti i parë, i cili luan një rol të rëndësishëm në secilin pushtet politik, por edhe në ekonomi.

Media në përthësi është një armë e fortë, e cila po të bjerë në duartë e gabuara mund të shkaktojnë dëme dhe viktima të shumta, por nëse përdoret nga profesionistët ajo mund të shërbej progresit në shoqëri.

Ndërkaq, sa i përket rrjeteve sociale, ato kanë mundësuar që secili individ të jetë gazetarë dhe të shpreh mendimet e tij, me këtë mundësohet shfaqja e talententeve, intelektualëve, por edhe shfaqja e budallenjve në masë të madhe.

Shumë njerëz janë munduar që ta shpjegojnë median apo lajmin me një fjali ose pargraf, por definicionet e tilla kanë ndihmuar shumë pak, për faktin se janë përpjekur që t’i paraqesin ato si një objekt statik, e jo si dicka të komplikuar dhe multidimensionale. `

Sintagma marrëdhëniet me publikun, që ka lidhje direkte me mediat duket sikur një nocion shumë i thejshtë i komunikologjisë, por sa herë që mundohemi ta definojmë hasim në vështrirësi të mëdha.

Kjo për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe avansimit të rrjeteve sociale, të cilat si duket kanë monopolizuar hapësirën mediatike.

Komunikimi politikë shfaqet përmes metodave të ndryshme, qoftë nga individë të përfshirë në mënyrë direkte në politikë apo edhe nga të tjerë që punojnë në shërbim të tjetër kujt.

Historia ka njohur shembuj të shumtë të këshilltarëve dhe personave përgjegjës për imazhin e udhëheqësve politikë.
E kthyer në një praktikë të gjerë edhe në trevat shqiptare, komunikimi përmes të ashtuquajturve Spin Doctors është parë si një domosdoshmëri nga politika.

Eksperiencat tregojnë se informimi publik, kryesisht kalon përmes komunikimit politik si deformim, e në rastin më të keq si manipulim i realitetit dhe së vërtetës

Mediat dhe Rrjetet Sociale

Mediat sociale janë teknologji të ndërmjetësuara nga kompjuteri të cilat lehtësojnë krijimin dhe shkëmbimin e informatave, ideve, interesave të karrierës dhe formave të tjera të shprehjes përmes komuniteteve dhe rrjeteve virtuale.
Ato lehtësojnë zhvillimin e rrjeteve sociale në internet duke lidhur profilin e përdoruesit me profile të individëve apo grupeve të tjera.

Teknologjitë e mediave sociale marrin forma të ndryshme, duke përfshirë blogjet, rrjetet e biznesit, rrjetet sociale të ndërmarrjeve, forumet, mikroblogjet, ndarjen e fotografive, rishikimin e produkteve, shërbimeve, lojërat sociale etj.
Mediat sociale janë krijuar për t’u shfrytëzuar nga njerëzit për socializim me të tjerët.
Më vonë kanë filluar të përdoren edhe nga bizneset si metodë e re e komunikimit për të arritur më shpejtë dhe më lehtë te konsumatorët.

Mediat sociale u’a lehtësojnë bizneseve komunikimin me klientë duke mundësuar bashkimin e ndërveprimeve sociale në faqet e tregtisë elektronike.
Gjithashtu, aftësia e mediave sociale për të mbledhur informacione ndihmon në hulumtimin e tregut dhe marketingun e bizneseve.
Mediat sociale ndihmojnë në promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve.

Çka është politika dhe si realizohen fushatat përmes mediave?

Mediat tradicionale dhe të ashtu quajturat “media sociale”, si Facebook apo Twitter, janë kthyer në një mjet të rëndësishëm të komunikimit politik.

Për çdo cikël zgjedhor në vende të ndryshme, roli dhe ndikimi i internetit ka ardhur duke u rritur.
Fushatat politike dikur mbështeteshin tek fjalimet, tubimet dhe gazetat për të komunikuar dhe për të motivuar votuesit.
Më pas, radioja dhe televizioni bënë të mundur që të flitej me të gjithë, shpejt dhe në të njëjtën kohë.

Sot, fushatat mund të përhapin mesazhet e tyre në mënyrë të menjëhershme dhe me komunikim të ndërsjelltë, nëpërmjet të ashtuquajturave “media sociale” të internetit.

Politika është arti dhe shkenca e qeverisjes së një entiteti politik, si p.sh. një shteti, dhe administrimi e menaxhimi i punëve të brendshme e të jashtme të tij.

Një përkufizim akoma më i thjeshtë po tek thefreedictionary e përcakton politikën si metodat dhe taktikat e përdorura për menaxhimin e një shteti ose qeverie.

Të gjitha përkufizimet e mësipërme janë të vërteta, por asnjëra prej tyre nuk prek thelbin e konceptit “politikë”.
Si shumë fjalë të tjera shkencore, edhe fjala politikë vjen nga greqishtja e lashtë.

Përdorimi i mediave gjatë fushatave zgjedhore

Media ka një rol të rëndësishëm në çdo periudhë zgjedhore.
Përveç raportimit mbi qëndrimin e zyrtarëve ekzistues, ofrimit të platformave për debat mes kandidatëve apo dhënies së mundësisë kandidatëve për t’ia komunikuar mesazhet e tyre elektoratit, si dhe raportimit mbi zhvillimet e fushatave zgjedhore, media duhet t’i informojë zgjedhësit për mënyrën se si ata mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të monitorojë procesin zgjedhor, duke përfshirë periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe t’ia raportojë rezultatet publikut.
Kur vëzhgohet se si funksionon media gjatë zgjedhjeve, është e rëndësishme të shihet shkalla e autonomisë së medias, domethënë sa e lirë është nga ndërhyrjet politike apo ndërhyrje të tjera, si dhe shkalla e diversitetit të saj.

Në këtë kuadër, janë një sërë të drejtash dhe detyrash të ndërlidhura me njëra-tjetrën, që duhen marrë në konsideratë:
 Të drejtat dhe detyrat e zgjedhësve, të partive dhe kandidatëve, si dhe të vetë medias.
 Të drejtat e zgjedhësve – zgjedhësve u duhet ofruar i gjithë informacioni që u nevojitet për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.
 Media duhet edhe t’i ndihmojë zgjedhësit duke iu shpjeguar se si ta ushtrojnë të drejtën e tyre të pjesëmarrjes politike, veçanërisht në procesin e votimit.
 Të drejtat e kandidatëve dhe partive – kandidatët dhe partitë kanë të drejtë t’i komunikojnë lirisht platformat dhe pikëpamjet e tyre.

Politikanët duhet të kenë akses në media që ta informojnë elektoratin rreth politikave dhe opinioneve të tyre për çështje me interes publik.

Gjithashtu, media duhet të ofrojë një arenë ku kandidatët të mund të debatojnë.

Media mund t’i mbulojë kandidatët në një sërë formatesh e t’u japë akses në një sërë mënyrash.
Është vendimtare që ata të kenë mundësi të barabarta për t’i informuar zgjedhësit rreth politikave të tyre dhe të mos hasin diskriminim në mundësinë për të pasur mbulim në media.

Kandidatët kanë të drejtën e përgënjeshtrimit në rast deklaratash apo raportimesh të pasakta apo fyese në media, si dhe të drejtën për ta bërë këtë në kohën e duhur, gjatë të gjithë procesit zgjedhor.

Ndonëse kandidatët dhe partitë politike gëzojnë të drejtën e aksesit në media, ata nuk duhet të abuzojnë me këtë të drejtë.
E drejta e politikanëve për të pasur akses në media nuk duhet të kufizojë apo të dëmtojë lirinë e shprehjes së gazetarëve.
Përveç kësaj, kandidatët dhe partitë duhet, gjithashtu, të përmbushin disa detyra themelore me qëllim që të respektojnë lirinë e medias.

Ata nuk duhet të ndërhyjnë në politikën editoriale të organeve të medias, përmes mënyrave të drejtpërdrejta apo të tërthorta të presionit dhe duhet të respektojnë ligjet që rregullojnë fushatën zgjedhore dhe median, duke përfshirë këtu edhe dispozitat që lidhen me periudhat e heshtjes zgjedhore..

Mediat në fushatën zgjedhore në Maqedoni

Mediat financohen zyrtarisht nga partitë politike dhe institucionet publike sipas tre mekanizmave kryesore: subvencionet për mediat e shtypura, shpalljet në mediat e shtypura dhe reklamimi politik me pagesë për fushata elektorale.
IPP Arbën Xhaferi ka bërë kërkesa për qasje në informata me karakter publik në Qeveri për mediat e shtypura në periudhën 2018-2022, si dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedheve në lidhje me shpenzimet e paguara në emër të reklamimit politik me pagesë gjatë fushatave elektorale të vitit 2020 dhe 2021.

Nga këto të dhëna shihet se një pjesë e madhe e mediave kanë marrë shuma të konsiderueshme nga partitë politike. Mediat të afërta me pushtetin kanë arritur të tërheqin më shumë para dhe mbështetje. Kjo është një pasojë e cila duhet të rregullohet, për faktin përfaqësues të partive politike kanë hapur portale të shumta fiktive për të tëhequr para, duke i dëmtuar mediat e rregullta.

Rrjeti social më i përdorur nga partitë politike në RMV

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar shpenzimet e politikanëve dhe partive politike në reklama Facebook në tremujorin e fundit (shtator-nëntor 2023).

Nga kjo analizë rezulton se ish-kryeministri Kovaçevski dhe partia e tij janë kampionë të padiskutueshëm të reklamimit në Facebook, me mbi 68,000 euro të shpenzuara në tremujorin e fundit, apo mbi 750 euro në ditë.

Paga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut në të njëjtën periudhë ka qënë 615 euro.

Kryeministri për disa muaj ka shpenzuar 20,336 euro për 381 reklama, apo mesatarisht 4 reklama dhe 225 euro të shpenzuara çdo ditë.

Vlen të theksohet se partia e tij, SDSM, poashtu ka shpenzuar 10,423 euro në tremujorin e fundit, që i bie 116 euro në ditë.

Shpenzuesi i dytë ndër politikanët është Bojan Mariçiq me 2,583 euro dhe 69 reklama në tremujorin e fundit.

Shpenzues tjetër i madh është Jorgo Ognenovski, kryetari i partisë Demokratët, i cili ka publikuar 116 reklama në vlerë prej 1,854 euro.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjian Mickoski është më i arsyeshëm me vetëm 806 euro të shpenzuara në 8 reklama.

Të vetmit politikanë nga partitë shqiptare që figurojnë në listën e shpenzuesve të mëdhënj janë Fatmir Mexhiti me 678 euro, Afrim Gashi me 456 euro, Bujar Osmani me 225 euro, Bilall Kasami me 165 euro.

Ish-Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka shpenzuara 145 euro, në reklamim në facebook brenda ditës, por vazhdon të jetë edhe shumë aktiv në rrjetin social Instagram duke postuar të gjitha aktivitetet e tij  dhe në rrjetin social Tëitter etj…

Roli i mediave në aspektin ekonomik

Një numër i madhë i bizneseve i përdorim mediat për ta reklamuar biznesin e tyre.
Media ka një rol të rëndësishëm për faktin se, duke reklamuar produktet e tyre në televizione dhe portale, të cilat janë të pranishme edhe në rrjete sociale, arrijnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre ekonomike.
Media sociale, edhe pse një fenomen relativisht i ri, është duke u bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e marketingut të çdo biznesi dhe një platformë e zhvillimit dhe rritjes së bazës së klientelës.
Disa fakte rreth përdorimit të Medias Sociale nga ana e Bizneseve Shifrat e mëposhtëme janë bazuar mbi Raportin e Industrisë së Marketingut të Medias Sociale:

•94% e bizneseve në të gjithë botën operojnë me anë të Marketigut nëpërmjet Medias Sociale.
•Marketing-Bëresit i dedikojnë 60% të kohës së tyre zhvillimit dhe mirëmbajtjës së Medias Sociale të biznesit.
•43% e njerëzve të moshës 20-29 vjeç shpenzojnë më tepër se 10 orë në javë duke naviguar në Median Sociale.
•85% e bizneseve që kanë një platformë të dedikuar për Median Sociale si pjesë e Strategjisë së Marketingut kanë raportuar një rritje të pranisë internetike.
•58 % e bizneseve të cilat kanë inkorporuar Median Sociale si pjesë e të bërit biznes gjatë tre viteve të fundit kanë raportuar një rritje në volumin e shitjeve.
•Marketingu si proces ekonomik përkufizohet si përmbledhje aktivitetesh, me të cilat lidhet prodhimtaria me konsumatorët dhe mundësohet realizimi efikas i ndërrimit, përkatësisht të proçesit në përgjithësi të reproduktimit shoqëror.

Anketa

Sipas një ankete të realizuar me më tëpër se 100 respondentë, kemi ardhur në përfundim se një numër i madhë i personave janë ndikuar nga rrjetet sociale për të mbështetur dhe votuar një parti politike.
Gjithashtu një pjesë e madhe e respondentëve ndajnë mendimin se mediat në Maqedoninë e Veriut janë të ndikuara nga partitë politike/.
Në këtë hulumtin kanë marrë pjesë persona të moshave të ndryshme, të cilët e kanë shprehur mendimin e tyre..
Në vazhdim do t’i paraqesim disa nga pyetjet e anketës.

Burime nga interneti

1.https://marketbusinessneës.com/financial-glossary/media-definition-meaning/ (accessed 04.05.2024).

2https://www.igi-global.com/dictionary/the-understanding-of-entertainment-in-press-enterprises-in-turkey/18142 (accessed 04.05.2024).

  1. https://sq.eyeëated.com/cfare-eshte-media-sociale/ (accessed 05.05.2024).

4.https://www.epokaeerretshqiptare.com/2021/03/cfare-eshte-politika-ne-te-vertete-dhe.html (accessed 05.05.2024).

5.https://www.merriam-ëebster.com/dictionary/politic (accessed 06.06.2024).

6.https://pretsedatel.mk/al/republika-e-maqedonise-se-veriut/  (accessed 04.12.2023).

7.https://macedonia-timeless.com/alb/rreth_nesh/rreth_nesh/historia_dhekultura/ (accessed

04.12.2023).

8.https://medial.mk/financimi-i-mediave-ne-maqedonine-e-veriut-midis-fuqizimit-dhe-nenshtrimit/ (accessed 05.05.2024).

9.https://ipp-arbenxhaferi.org/kyeministri-kovacevski-dhe-partia-e-tij-shpenzojne-mbi-750-euro-ne-dite-ne-reklama-facebook

10.https://ëëë.zeriamerikes.com/a/social-media-pol-election-voa-ditari-shqip/1484472.html . (accessed 18.05.2024).

11.https://www.mesoprogramim.com/  (accessed 19.05.2024)

12.https://marketbusinessneës.com/financial-glossary/media-definition-meaning/ (accessed 19.05.2024).

Burime nga librat

15.Dr.Boshko Jakovski,  Dr Aleksa Stamenkovski, “Marketingu dhe Menaxhimi i Marketingut”,Shkup, 2011, faqe  18 (accessed 10.052024).

16.Dr.Marina Tuneva, Doracak “Marrëdhënieet me Publikun dhe Komunikimi Efektiv”, Kosovë, Prishtinë.

17.Bajram Kosumi, “Zhanret e Gzetarisë”, Kosovë, Prishtinë, 2019.

18.Dr.Marina Tuneva, Mr.Filjana Koka, “Raportimi Etik i Mediave në Evrop dhe Maqedoni”, Shkup, 2016.

19..Manual “Marrëdhëniet me median”, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (MCIC), Shkup, 2007, faqe 9. (accessed 05.05.2024).

20.“Manual për Monitorimin e Medias në Misionet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve”Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratie dhe Të Drejtat e Njeriut, Poloni, faqe 13.

21..Enti shtetëror i statistikave “Maqedonia e Veriut 2023”, Shkup, RMV, 2023. (accessed 04.12.2023).

22.Zgjedhjet e Parakohëshme Parlamentare, Zyra për Institucionet Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut, Varshavë, 2020. Faqe 20.

23.Manual “Financimi i Mediave midis Fuqizimit dhe Nënshtrimit”, Instituti për Politik Pblike Arben Xhaferi, Shkup, 2023, faqe 5.

24.Ilda Ndoni, “Rëndësia e Medias Sociale në Botën e Biznesit Modern”,2018, Tiranë.

25.Danica J. Cvetanovska, Maja Miskovska” Journalism” , fq 26, Shkup, 2005.

26.Tome Gruevski, “Marrëdhëniet me publikun”, fq.15, Shkup, 2005.

27.Ramadan Çipuri “Strategjitë e manipulimit përmes komunikimit politik dhe përdorimit të Spin doctors” fq.1, Prishtinë, 2017.

TË FUNDIT
9 orë
Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair
11 orë
LSDM: Rritja e pagave të arsimtarëve për vetëm 5% në vend të 12% të planifikuar është e turpshme!
11 orë
“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë
15 orë
Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin
15 orë
Mexhiti: Pse BDI nuk protestoi kur u abroguan dispozitat e Ligjit për evidencën amë

ME TE LEXUARA

15 orë
Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin
20 orë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin shkaku i ajrit të ndotur
11 orë
“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë
20 orë
Balanceri dhe punësimet e BDI-së
11 orë
LSDM: Rritja e pagave të arsimtarëve për vetëm 5% në vend të 12% të planifikuar është e turpshme!
20 orë
Mexhiti takoi Lulzim Bashën
9 orë
Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair
17 orë
Dokumentet mund të merren edhe në Saraj, Iseni: Jemi në shërbim të qytetarëve
16 orë
Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e falënderoj që dëshiron të ndihmojë...

LEXO MË SHUMË

makine-zjarr-750x430

Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

LSDM

LSDM: Rritja e pagave të arsimtarëve për vetëm 5% në vend të 12% të planifikuar është e turpshme!

Hristijan Mickoski

“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë

Mile-Lefkov

Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin

izet mexhiti

Mexhiti: Pse BDI nuk protestoi kur u abroguan dispozitat e Ligjit për evidencën amë

tigra bastisje

“Tigrat” në askion në Nikushtak të Likovës, kapen armë dhe drogë

fatmir limani

Ministri Limani merr pjesë në Forumin për të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit

gjyqi per vanja dhe pance palevski palco

I akuzuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës kthehet nga spitali në burg, gjendja e tij është e mirë

ali ahmeti

Ali Ahmeti pret ambasadorin bullgar Radukov: Të zbatohet korniza negociuese me BE-në

INFO

NA NDIQ