Roli i Politikave Bujqësore në Tregun e BE-së

Sektori i bujqësisë zë më pak se 3 për qind në GDP e 28 vendeve të BE-së. Mirëpo është burim kryesore i ardhurave për rreth 20 për qind të popullsisë së BE-së.

Kombinimi i sektorëve të Bujqësisë me atë ushqimor përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë, me mbi 15 milion vende pune.

Me një prodhim të kombinuar të pijeve dhe ushqimeve me vlerë rreth 675 miliard, BE-ja është prodhuesi më i madh në botë.

Elementi i fundit dhe me i rëndësishem ndër elementet e sipërpërmendur, është autonomia në furnizimin me mallra ushqimor brenda BE-së me qëllim jo vetëm mirëqenien e popullsisë evropiane por dhe garantimin e pavarësisë politike te shteteve anëtare.

Si konkluzion del qarte fakti se në aspektin ekonomik, social dhe politike sektori i bujqësisë është shume me i rëndësishëm seç mund te hamendësohet duke pare përqindjen e vogël qe zë në PBB-ne e BE-se.(INA)