Roma merr fitore me përmbysje spektakolare ndaj Young Boys, Kumbulla bën heroin

0

Roma ka shënuar fitore në udhëtim kundër Young Boys.

Me rezultatin 1:2, Roma ka marrë tri pikë të rëndësishme në Ligën e Evropës, duke mposhtur Young Boys, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Fonseca pa veten në disavantazh qysh në minutën e 14’, kur Nsame shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

‘Giallorossi’ reaguan me anë të Bruno Peres, i cili shënoi në minutën e 69’.

Përmbysjen e bëri mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili shënoi në minutën e 74’.

Roma tashmë do të ketë tri pikë pas xhiros së parë në grupet e Ligës së Evropës, kurse Young Boys presin xhiron tjetër për pikët e para.

Pas triumfit, Kumbulla dhe një intervistë për “Sky Sport”, ku u shpreh: Nuk mund të kërkoja asgjë më shumë nga kjo mbrëmje, ishte një debutim i pabesueshëm, pasi falë golit tim ne fituam. Megjithatë, unë jam më i lumtur për fitoren e ekipit sesa për golin tim të parë në Evropë “.

Pse hasët vështirësi në pjesën e parë?

Kundërshtari na bëri presing lart dhe na vuri në vështirësi në organizimin e lojës, por në pjesën e dytë ndryshuam dhe krijuam shumë më tepër. Besoj se e merituam plotësisht fitoren.

Po e menaxhoni mjaft mirë kalimin nga Verona te Roma…

Po dhe kjo falë trajnerit, stafit të tij e të gjithë skuadrës, që më kanë pritur mjaft mirë në dhomat e zhveshjes dhe më kanë bërë pjesë të lojës së ekipit. Pa ata nuk do të kishte qenë aq e lehtë të adaptohesha në këtë realitet të ri, golin ia dedikoj ekipit dhe stafit ”.