Roma pëson debakël në Liverpool

0

Liverpool ka mposhtur Roma me rezultat të thellë 5:2, në përballjen e parë gjysmëfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Të Kuqtë kaluan në epërsi përmes Mohamed Salah, që shënoi edhe golin e dytë, brenda pjesës së parë, rezultat me të cilin skuadra shkuan në pushim.

Brenda njëzet minutave të pjesës së dytë vendasit shënuan edhe dy herë, përmes Sadio Mane dhe Roberto Firmino.

Braziliani shënoi edhe të pestin gol për skuadrën dhe të dytin personal, duke i dhënë mundësi skuadrës që pa presion të udhëtojë për në Romë, në përballjen e kthimit.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Edin Dzeko, dhjetë minuta nga fundi i takimit, ndërsa të dytin Diego Perotti nga pika e bardhë në të 85-ën.