Roma ka vazhduar me fitore në Serie A të Italisë. Roma mposhti thellë Cagliarin të hënën me rezultatin 4:0, në ndeshjen që i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit italian. Roma shënoi dy gola në pjesën e parë e dy të tjerë në pjesën e dytë. Lorenz Pellegrini shënoi golin e parë në minutën e 2-të, kurse më pas Paulo Dybala shënoi dy gola.
Të parin në minutën e 23-të, kurse të dytin në minutën e 51-të nga penalltia. Tetë minuta më vonë, golin e katërt e shënoi Dean Huijsen.
Me fitoren e arritur të hënën, Roma është ngritur në vendin e pestë me 38 pikë. Cagliari bie në vendin e 18-të me 18 pikë. Pozitat 18, 19 dhe 20 nuk sigurojnë qëndrimin në Serie A.