Romeo dhe Donald Veshaj i japin fund të gjithë zërave, tregojnë a janë apo jo beqar

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Soirée ishin të ftuar binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.

Ata folën për këngën që sapo kanë lançuar e titulluar “Margarita”, ku për tekstin e këngës janë kujdesur edhe Getinjo e Alban Kondi.

Në klipin e këngës ata shfaqen me shumë vajza të bukura, prandaj dhe moderatorja Jonida Shehu ju bëri pyetjen: “Në klip ju ishit shumë afër me gocat. Unë kam një pyetje. Të dashurat nuk bëhen xheloze?”

Romeo & Donald Veshaj: Kush të dashura?

Donald Veshaj: Nuk kemi të dashura.

Romeo Veshaj: Ah moj Jonid, pse erdha.

Donald: Nuk ekziston si pyetje se në qoftë se do kishim, do bëheshin. Gjë që do të thotë që pyetja bie.

Në këtë mënyrë, Romeo dhe Dondal Veshaj kanë lanë të nënkuptohej që vëllezërit janë single dhe jo në një lidhje.

Kujtojmë se prej muajsh po përflitet për një romancë mes Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit dhe Romoes, gjë të cilën ky i fundit e mohoi në deklaratën e fundit.

Nga ana tjetër, marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht, i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Më herët, sipas mediave ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia.