Romeo Veshaj tregon pse hyri në Bigbrother

INA
INA

14/01/2024

Romeo Veshaj është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP.

Teksa në “Big Brother VIP 1” vëllai i tij Donald Veshaj arriti deri në finale por pa mundur të rrëmbejë çmimin e madh, këtë herë Romeo ka vendosur të luaj për të arritur deri në fund.

Romeo është banori më i ri i “BBVIP” 3, në fakt duke i dalë kundër fjalës së tij, që dikur thoshte se kurrë nuk do hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

”Unë e kam shprehur pse do të hyj”, u shpreh ai teksa qëndronte në dhomën e rrëfimit.

Romeo Veshaj ka lindur në 1 shtator 1995, në Vlorë. Karrierën e filloi në moshën 16 vjeçare në “Portokalli”, Top Channel.

U bë pjesë e “Al Pazar” në vitin 2014, ku krijoi edhe një marrëdhënie të ngushtë me Agron Llakajn të cilin e quan “babai artistik”.

Në vitin 2019 Romeo bashkë me Donald Veshaj dhe moderatoren Bora Zemani filluan emisionin e tyre “3shat”. Aktualisht, moderon së bashku me Donaldin “Më lër të flas” në ekranin e Top Channel, program që nisi pas daljes së Donaldit nga shtëpia e BBV1.

Pasioni i tij më i madh; muzika. Ka publikuar disa hite me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.

Top Channel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-03-03-18-27-09-712_com.facebook.katana-edit

Babai i Kiarës feston ditëlindjen, urimi i Luizit për vjehrrin

Screenshot_2024-03-03-17-05-43-672_com.facebook.katana-edit

“Gorillë, lë femrat shtatzënë dhe ikën”, plas keq mes Rozës dhe Meritonit

luiz-ejlli1

Luizi e këndon këngën e Xhezair Elezit nga Kumanova (video)

Screenshot_2024-03-03-13-23-31-627_com.facebook.katana-edit

I riu nga Kosova pushton skenën e American Idol me këngën ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’

Screenshot_2024-03-03-13-19-24-284_com.facebook.katana-edit

Në kërkim për mashtrim/ Arrestohet brenda shtëpisë së Big Brother Vip banori që hyri të shtunën në mbrëmje

horoskop

Horoskopi për sot

Capture_sd-90-600x360

Një zinxhir shpëtimi me efekt të kundërt, cilët banorë janë në televotim

Screenshot_2024-03-03-10-58-02-122_com.android.chrome-edit

Rikja: Dua të fle në krevatin e Fationit

luiz ejlli

Luizi konfirmon datën se kur hyn në ‘Big Brother VIP Albania’

INFO

NA NDIQ