Romët dhe turqit deklarohen shqiptarë për t’u punësuar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/01/2023

Enti Shtetëror i Statistikave ka punësuar romë dhe turq të deklaruar rrejshëm si shqiptar për të zënë vendet e punës të parapara për shqiptarë.

Vendimet të cilët i ka siguruar Alsat dëshmojnë se sipas konkursit këto vende ishin paraparë për shqiptar, por kandidati i zgjedhur është Eran Zekir, i komunitetit turk. E ka keqpërdorur përkatësinë shqiptare përmes deklarimit të rrejshëm ose jo, për një gjë të tillë nuk morëm përgjigje nga zëvendësdrejtori i ESSH-së, Ilmi Selami.

Emrah Huseinovski është i punësuari tjetër i cili ka zënë pozitën e shqiptarit si bashkëpunëtor për kualitet në Departamentin për kualitet, zhvillim dhe koordinim të sistemit statistikor. Sipas verifikimeve të Alsat, rezulton që Huseinovski i përket komunitetit rom, por as për këtë rast konfirmim ose përgënjeshtrim nuk morëm nga Selami si njeriu i dytë i Entit të Statistikave.

Denoncimi i arritur deri në Televizionit Alsat flet edhe për një vendim të Entit të Statistikave në kundërshtim me marrëveshjen parimore mes partive politike që udhëheqësi i njësisë rajonale në Shkup të jetë shqiptar. Vendimi që kemi siguruar dëshmon të kundërtën. Në këtë pozitë më 20 dhjetor të vitit që lamë pas është zgjedhur Jasmina Gjorgjieva. Edhe për këtë vendim të ESSH-së, Selami nuk kishte një përgjigje mbi pyetjet e Televizionit Alsat, ndonëse paraprakisht kishte deklaruar se udhëheqësi i njësisë rajonale të Shkup është dhe do të jetë shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë që nëpër institucionet shtetërore keqpërdoret mekanizmi i balanserit. Hapat e ndërmarra nga institucionet nuk dhanë rezultatet e konkrete pavarësisht se në certifikatat e lindjes shkruan përkatësia etnike, por dispozitat ligjore mundësojnë të drejtën e vetë deklarimit për çdo individ. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

INFO

NA NDIQ