Ronaldinho do të rikthehet në futboll

0

Ronaldinho po planifikon rikthimin në fushat e blerta.

Ikona braziliane e futbollit, Ronaldinho, nuk po kalon momentet më të mira në jetën e tij, pasi tashmë është në telashe me autoritetet shtetërore.

Ish lojtari i Barcelonës qëndron në burg shtëpiak, por pasi të kryej këtë obligim, ai do të synojë fushat e blerta.

Sipas shumë raportimeve, R10 do t’i bashkohet skuadrës që drejton Diego Armando Maradona, Gimnasia y Esgrima La Plata, transmeton lajmi.net.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 ka qenë jashtë lojës së futbollit tash e pesë vita, pasi i jepte fund me Fluminese.

Deri më tani, ai ka luajtur vetëm disa ndeshje bamirësie në futsall.