Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

INA
INA

09/12/2023

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Cristiano Ronaldo shënoi ndeshjen e 1200 profesionale të karrierës së tij duke shënuar një gol dhe duke asistuar një tjetër për klubin e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Skuadra e drejtuar nga Luis Castro triumfoi sonte ndaj Al-Riyadh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.Ndeshja e zhvilluar në “KSU Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1.
Ylli portugez ishte autor i goli të parë (33′), teksa asistoi edhe te goli i dytë i shënuar nga Otavio (45+3′). Dy golat tjerë u shënuan nga Anderson Talisca (67′, 90+4′).

Sulmuesi portugez është golashënuesi më i mirë i Ligës Saudite Pro me 16 gola në 15 ndeshje këtë sezon.

Liga Saudite Pro konfirmoi në rrjetet sociale se Ronaldo kishte arritur momentin historik dhe lojtari më vonë postoi në Instagram: “Tre pikë të tjera! Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve të mi që më ndihmuan të arrij ndeshjen time të 1200-të. Çfarë udhëtimi!”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

champions

UEFA prezanton Championsin e ri, më shumë ndeshje dhe spektakël

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Revolucion i thellë te Bayerni – vetëm katër lojtarë e kanë vendin e sigurt

Messi Mesi Inter Miami

Messi nën presion

vandijk2

Van Dajk: Liverpulli mbetet në garë për titull, përpos mungesave të mëdha

haland

VIDEO / Mjafton Erling Haland, Man. Siti ndalet pas Liverpullit

luka modric

Oferta e habitshme që pritet të marrë Luka Modric nga Real Madridi…

Modric-800x445

Luka Modriç refuzon Carlo Ancelotti

manchester-city

​City e mposht Brentfordin, Arsenali zbret në vendin e tretë

inter fiorentina

​Interi kalon në epërsi kundër Atletico Madridit

INFO

NA NDIQ