Cristiano Ronaldo i është bashkuar skuadrës Al-Nassr në kampin përgatitor. Portugezi është shfaqur në formë të shkëlqyer, pavarësisht se ishte në pushime verore me partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Ronaldo, pesë herë fitues i “Topit të Artë”, ka mbushur bateritë pas sezonit të parë në Arabi Saudite, që nuk ishte shumë i suksesshëm.
E humbi garën për titull nga Al-Ittihadi.
Megjithatë, është kthyer në skuadër me vendosmëri të madhe.
Ronaldo do të punojë te Al-Nassr me trajnerin e ri Luis Castro, i cili u largua nga Botofago për t’iu bashkuar skuadrës arabe.
Ronaldo do të luajë me skuadrën e tij në miqësoren kundër Farenses në Portugali, më 15 korrik.