Tifozët e Al-Nassr duhet të kenë durim, derisa Cristiano Ronaldo shërben pezullimin prej dy ndeshjeve moslojë.
Daily Express raporton se superylli portugez mund të debutojë për klubin saudit në një sfidë ndaj rivalit të përbetuar, Lionel Messi.
No one wants to be our enemy 😎 pic.twitter.com/Dva4mkq7kM
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 4, 2023
Paris Saint-Germaini do të bëjë një udhëtim në Arabinë Sauditë më vonë gjatë këtij muaji, ndërsa CR7 është i suspenduar për dy ndeshje për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë kohës sa ishte te Manchester Unitedi.
37-vjeçari pati një mikpritje madhështore nga tifozët e klubit të tij të ri, ku raportohet se do të përfitojë rreth 200 milionë euro në vit që e bën atë lojtarin më të paguar në histori.
An unwavering passion for the club we love 🔥
This is Al Nassr. This is our club. And these are our incredible fans 💛#HalaRonaldo pic.twitter.com/mDv6vZJfYA
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 3, 2023
Pas largimit nga Djajtë e Kuq, klubi i ri i Ronaldo u konfirmua të premten, sidoqoftë tifozët duhet të presin për ta parë në fushë, pasi është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit për shkak të përplasjes së telefonit të një tifozi të ri të Evertonit në Goodison Park para nëntë muajsh dhe sipas rregullave të FIFA-s, dënimi është bartur te klubi i ri, meqë është larguar nga United.
Pezullimi e lë atë jashtë ndeshjeve ndaj Al Ta’ee dhe Al Shabab. Porse më 19 janar, njëmbëdhjetëshi më i mirë saudit (All-Star XI) pritet të luajë kundër Paris Saint-Germainit në Riyadh Season Cup, ku mund t’i shohim dy të mëdhenjtë e futbollit edhe njëherë përballë njëri-tjetrit./Telegrafi